Meta i jep Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dekoratën ‘Nderi i Kombit’: Jeni faktor i rëndësishëm për integrimin në BE (VIDEO)

Përmes një ceremonie presidenti Ilir Meta ka vlerësuar Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Meta i ka dhënë Këshillit Ndërfetar dekoratën e lartë "Nderi i Kombit" në ditën e Sulltan Novruzit, duke thënë se komunikimi ndërfetar është një vlerë e shtuar e shqiptarëve dhe një faktor i rëndësishëm në integrimin e BE-së. 

“Dekorata është unikale sepse e tillë është dhe tradita e mirëkuptimit, e sakrificës dhe rënia juaj dhe e jona e përbashkët. Krijimi i Këshillit ndërkombëtar është dhe një ndër arritjet më të mëdha dhe ne i përkulemi në nder katër krerëve që arritën këtë.

Ringritja e objekteve të kultit 30 vite më parë i parapriu edhe diktatorit. Pas ringritjes dhe konsolidimit të besimit në të gjithë vendit, është meritë e juaja të nderuar krerë të komuniteteve fetare që arritët që të jepni mesazhe të qarta për komunikimin ndërfetar në vendin tonë. Ju jeni një faktor i rëndësishëm për integrimin në BE duke treguar se shqiptarët janë vlera. Do të na duhet ende dhe shumë punë për arritjen e demokracisë doja të theksoja rëndësinë e kthimit të pronave të të gjithë komuniteteve fetare. Morali dhe themele tuja qëndrojnë në themel të vlerave të demokracisë”, ka thënë Meta.

Në aktivitetin ku merrni pjesë krerët e komuniteteve fetare në vend, dekoratën e mori në emër të këtij Këshilli, Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Më pas fjalën e mori Kryegjyshi botëror i bektashinjve, kreu i radhës i Këshillit Ndërfetar Haxhi Dedë Edmond Brahimaj. Ai tha se kjo dekoratë na inkurajon për të vijuar më tej.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Imzot George Frendo mesazh politikanëve: Të shohin jo aq shumë atë që i dallon, por atë që i bashkon, që është e mira e përbashkët

1616432676_llllllllll.jpg

Gjatë ceremonisë së vlerësimit me dekoratën “Nderi i kombit” të Këshillit Ndërfetar Shqiptar nga presidenti Ilir Meta imzot George Frendo iu ka dërguar një mesazh politikanëve, kur na ndajnë 5 javë nga zgjedhjet.

Frendo tha se arsyeja që besimet fetare në Shqipëri jetojnë në harmoni është vlerësimi më i madh për atë që i bashkon se sa dallimet. Gjatë fjalës së tij Frendo theksoi se është edhe detyra e politikanëve të shohin jo aq shumë atë që i dallon, por atë që i bashkon,që është e mira e përbashkët.

“Paqja fiton me luftë. Tingëllon shumë paradoksale, por që të fitojmë paqen duhet të luftojmë kundër krenarisë, eogizmit, xhelozisë. Ne gëzohemi se në fakt jetojmë në harmoni. Shoqëria ka nevojë jo vetëm për politikën, por edhe besimin. Është politika që ndryshon strukturat, por është feja, besimi që mund të ndryshojë zemrat. Ne krenohemi këtu në Shqipëri për faktin se besimet e ndryshme nuk janë rrezik për shoqërinë, madje japim shembullin e një harmonie shumë të fortë. Pse jetojmë në harmoni? Sepse kemi pasur fat që gjithmonë besimet tona këtu në Shqipëri kanë vlerësuar më shumë atë që na bashkon se sa dallimet që na bëjnë besimet e ndryshme.

 Ajo që na bashkon është besimi ynë monoteist dhe bindja që të gjithë kemi një rol shumë të veçantë në shoqëri. Për këtë arsye ynë dëshiroj të shtoj, të them që kjo ceremoni po bëhet në një moment shumë të rëndësishëm, sepse jemi vetëm 5 javë larg zgjedhjeve. Dëshiroj që të theksoj se është edhe detyra e politikanëve të shohin jo aq shumë atë që i dallon, por atë që i bashkon, që është e mirë e përbashkët. Këtë i uroj politikanëve tanë këtë moment dhe që mund të mësojnë diçka nga ne, besimet e ndryshme. Jemi të ndryshëm, por jemi të bashkuar, në dashuri, në bindje që kemi diçka shumë të rëndësishme për të kontribuar në shoqërinë tonë”, ishte mesazhi i Arqipeshkvit Metropolit të Tiranë-Durrësit, Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot George Frendo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja