SELANIK - “Emigrantët të votojnë në vendet ku jetojnë”. Nga Selaniku ku morri pjesë në një konferencë zgjedhore të LSI, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kërkoi që emigrantët shqiptarë të mos jetë të detyruar që të kthehen në Shqipëri për të qenë pjesë e proceseve zgjedhore. Dhe duke mbetur në temën elektorale, Meta kërkoi që reforma zgjedhore të përfundojë shpejt.

Meta i quajti emigrantët si prioritet të LSI-së pasi shikon tek ta një “rol për integrimin evropian” të Shqipërisë. “LSI është promotore e integrimit”, tha Meta, duke shtuar se “shqiptarët e meritojnë statusin kandidat”.

Konferenca u përshëndet nga kryetari i Bashkisë së Selanikut, Jani Butari. “Jemi vëllezër – tha ai – së bashku do të takojmë krizën”. Sipas një njoftimi të LSI, në konferencë morën pjesë 650 delegatë nga Greqia e veriut.

(im/shqiptarja.com)