Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka festuar 103-vjetorin e Pavarësisë, me shqiptarët në Dyseldorf të Gjermanisë. Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, Meta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një ekspozite me punime të artistëve shqiptarë në ambientet e Parlamentit të Landit të Westfalisë së Renit të Veriut.

Kreu i Kuvendit shqiptar, tha se 103-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë e gjen vendin si anëtar i NATO-s dhe me statusin e vendit kandidat për në BE.
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme dhe privilegj për mua që të jem sot këtu në këtë ditë kaq të shënuar për shtetin tonë dhe kombin tonë, që të festojmë së bashku, jo vetëm për pavarësinë e Shqipërisë në këtë 103 vjetor të shtetit tonë, por edhe të angazhohemi të gjithë së bashku për të ardhmen evropiane të Shqipërisë këtu në zemrën e Gjermanisë që është zemra e Europës. 25 vjet më parë vendi më i izoluar i Europës sot është anëtar i NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Europian”, - tha Meta.

Sipas tij, reformat që qeveria shqiptare ka ndërmarrë, janë të rëndësishme për të kthyer besimin e të rinjve tek e ardhmja e atyre, jo në Gjermani, por në Shqipëri.
“Por fakti që ende të rinjtë largohen nga vendi ynë tregon që kemi shumë rrugë për të bërë ndaj edhe reformat që kemi ndërmarrë janë mjaft të rëndësishme për të kthyer akoma më shumë besimin tek qytetarët tanë sidomos të rinjtë për ta parë të ardhmen në vendin e tyre. Në këtë drejtim reforma në fushën e drejtësisë është kyçe për të forcuar shtetin e së drejtës, por edhe për të zhvilluar më tej një klimë më të mirë për biznesin dhe për nxitjen e investimeve të huaja, për të rritur cilësinë e qeverisjes dhe mbi të gjitha mirëqenien e qytetarëve tonë” shtoi kreu i Kuvendit teksa tha se “Në këtë drejtim të rinjtë në vendin tonë kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur, në mënyrë që ata të mos e shohin të ardhmen drejt Gjermanisë, por ta shikojnë përmes formimit profesional edhe me ndihmën dhe mbështetjen e veçantë të Gjermanisë në vendin tonë."
Më tej Meta është shprehur se transformimi i Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, duhet të jetë shembull për Shqipërinë në mënyrë që të zhvillojë burimet e saj ekonomike dhe natyrore.
“Shembulli i strategjisë së transformimit të Landit tuaj është i jashtëzakonshëm, dhe jo vetëm frymëzues, por edhe mund të jetë mjaft instruktiv për ne. Shndërrimi juaj në një model të rivitalizimit të çdo vlere ekonomike nëpërmjet implementimit të teknologjive më të fundit, zhvillimit infrastrukturor dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore, është një model që ne duhet ta ndjekim në shndërrimin në vlera ekonomike për vendin dhe qytetarët tanë të gjithë trashëgimisë sonë ekonomike nga e shkuara,” tha Meta.
Po ashtu kreu i Kuvendit shprehu angazhimin e tij në bashkëpunimin parlamentar mes Shqipërisë dhe Landit të Westfalisë. Në ekspozitën “Shqipëria përmes syve të brezit të artistëve 1912 – 2015” ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Meta takon Presidenten e Parlamentit të Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, Karina Godecke.
Më herët, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar me Presidenten e Parlamentit të Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, Karina Godecke. Në fjalën e tij Meta është shprehur se Gjermania në tërësi dhe Landi i Westfalisë së Renit të Veriut në veçanti, janë një shembull i jashtëzakonshëm i transformimit dhe aplikimit të teknologjive të reja.
Teksa ka vlerësuar rolin dhe kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Landin e Westfalisë së Renit të Veriut dhe nivelin e lartë të integrimit të tyre, Meta e konsideron si një fushë me interes të lartë bashkëpunimi, modelin e shkollimit dhe kualifikimit dual për të rinjtë.
Nga ana tjetër Karina Godecke ka shprehur angazhimin e saj për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në nxitjen e bizneseve dhe kompanive të Landit që të investojnë në Shqipëri. Ajo po ashtu ka mirëpritur ftesën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për të vizituar Shqipërinë në një kohë të afërt.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com