Meta foli për mafie ndërkombëtare pas vlerësimit nga DASH, Dvorani për Report TV: E pakomentueshme! Qëndrimi im kundër tij për videon e Priftit, bëra detyrën

Ardian Dvorani u vlerësuar ditën e sotme nga DASH si një nga 12 personalitete në botë se ka luftuar korrupsionin, në një intervistë për Report Tv, Dvorani tha se ndihet i nderuar dhe krenar për këtë vlerësim të lartë të bërë nga DASH duke shtuar se ky vlerësim nuk është vetëm për të por për të gjithë magjistratët e tjerë në vend që punuan për drejtësinë. Reagimin e Presidenti Ilir Meta që foli për mafie ndërkombëtare pas vlerësimit të tij nga DASH, për ish kreun e KED-së kjo deklaratë është e pa komentueshme.

"Personalisht ndihem shumë krenar dhe i vlerësuar që një vlerësim i tillë më vjen nga DASH. Natyrisht që është vlerësim i lartë dhe mbi të gjitha unë do të thoja se nuk më përket vetëm mua personalisht, por e ndaj dhe i përket të gjithë magjistratëve të tjerë të cilët ndër vite nëpërmjet ushtrimit të detyrës kanë bërë maksimumin e mundësive të tyre që është në Shqipëri drejtësia të ketë kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Reagimet e personave të cilido qoftë do i lexoj po nuk kam ndërmend të bëjë komet për to. Mafia ndërkombëtare është diçka e pa komentueshme, ajo që mua më intereson është vlerësimi që kanë bërë SHBA për personin tim duke më bërë të ndihem krenar për veten dhe shumë kolegë të mi, të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi", tha Dvorani.

Në lidhje me përplasjet me presidentin Meta që nga video e Dritan Priftit, ku ai ishte i vetmi që doli kundër pafajësisë së Ilir Metës dhe përplasjet në Gjykatën Kushtetuese, Dvorani u shpreh se ai ka bërë vetëm detyrën e tij pa u ndikuar nga opinionet dhe personat qofshin ato me fuqi politike duke ruajtur standardin për zbatimin e ligjit.

"Unë gjithmonë kam bërë detyrën time, gjithmonë se më shumë se 15 vite në gjyqësor kamë mbajtur të njëjtin standard për këdo i fuqishëm apo i zakonshëm qoftë, kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjë një gjyqtar, që të gjykojë çështjet sipas ligjit, pavarësisht interesave në lojë dhe pavarësisht personave të përfshirë në çështje që ke për të gjykuara. Çështjet nuk i zgjedhim ne na bien me short. Kam bërë detyrën tim sipas kuptimit që kanë pasur për ligjin pa u ndikuar nga askush", tha Dvorani.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Dvorani tha se ai ka qenë një ndër ekspertët që ka bërë hartimin e saj, që sipas tij ishte një nga reformat më të mira hartuar në letër, por që në  zbatim ka hasur disa problem, megjithatë shprehet Dvorani reforma në drejtësi po ecën në mënyrë të suksesshme, madje edhe më të suksesshme nga sa  dhe vetë ai kishte imagjinuar. Ish kreu i KED, Dvorani tha se kjo është e vetmja reformë që po gjen zbatim në vend, pasi të tjetër shpreh mbeten në gjysmë ose vetëm në letër.

"Unë kam qenë një nga ekspertët e nivelit të lartë të grupit të ekspertëve të reformës në drejtësi, kam qenë njëri prej tyre nuk mendoj se kam ndonjë meritë të veçantë kam bërë detyrën time, kam bërë maksimumin e mundshëm, që reforma në drejtësi në letër të hartohej në cilëson më të mirë të mundshëm dhe tani ka disa vite që ka nisur zbatimin dhe po ecën në rrugën e duhur sipas mendim tim, jo pa probleme, natyrisht një reformë kaq e thellë dhe kaq e shtrirë në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë, patjetër që do të ishte e vështirë në aplikim, unë e ka shprehur edhe më parë mendojë se zbatimi i saj ka ecur me shumë sukses , pasi në Shqipëri janë bërë shumë reforma shumë lëvizje por ajo që çalon tek ne është zbatimi i asaj që shkruajmë në letër, në këtë rast edhe pse ka disa probleme, zbatimi i reformës ka ecur edhe më mirë nga sa unë e mendoja", tha ish kreu i KED.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefgjini: 24/02/2021 08:16

    Bravo DVORAN. Amerika si gjithmone shteti me demokratik ne gjithe boten. Vetem Amerika mund ti veje kufirin tek "thana" te keqijave ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Tomka: 24/02/2021 06:50

    Dovrani pse nuk i publikon presionet qe ka marre nga Meta ne ate kohe ? Pike se pari votoi pro pafajsise por i detyruar jo me deshire nese eshte burre le ta beje publike kush e detyroje dhe si e detyroje.

    Përgjigju
  • Mirdite: 23/02/2021 22:07

    Rrespekte per gjygjtarin Dvorani. Burg per ilir hajdutin .Burg per sali kriminelin.Burge edhe per dhandrrin e sali kriminelit qe guxon e ofendon nje njeri si Dvorani. Skane turp ato pushtetare apo dhe njerz me halle qe ju shkojne mrapa ktyre maskarenjeve qe per 30 vjet vetem kane vjedh e vra .E kane detyru rinine te hikin nga syte kamet. Skan turp jane mesu me ofendu e me neperkam njerzit punetore e te ndershem e ti zevendesojne me maskarenj si vetja e tyre.

    Përgjigju
  • Arber: 23/02/2021 20:30

    Respekt pa fund per gjyqtarin Dvorani .Njeri me integritet te larte profesionalisht ne standartin me larte qe vjen nga formimi i tij .Bravo e madhe .Sa shume kemi nevoje per intelektuale si Dvorani.Ka te tille vendi por duhen inkurajuar qe te soikasin e frymezojne .Rama le te mari shembull e te inkurajoje nepunesit ngado jane qe i sherbejne shtetit me devovion e mos beje emerime kot pa sens .

    Përgjigju
  • Arbert: 23/02/2021 20:07

    E meritoni qe te jeni ne qeverine e re pas zgjedhjeve te 25 prillit, si minister drejtesise. Njerez si ju I bejne njerezit te besojne ne drejtesi e e munguar te shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • ymeri: 23/02/2021 19:47

    BRAVO DVORANI,,,KE BERE DETYREN,,JE NJE JURIST ME PERSONALITET,,,..TI DUHESH BERE KRYETAR I GJYKATES TE LARTE....

    Përgjigju
  • Korca: 23/02/2021 19:25

    Sikur te ishin te gjithe keshtu !! Kaq modest dhe i matur.

    Përgjigju
  • Vlora: 23/02/2021 19:15

    Urime Dvorani..! Mos u terhiq kurre Shqiperia ka nevoj per intelektual si ju,,shpetoheni kete popull nga mafja me kollaro..

    Përgjigju
  • Vladimir: 23/02/2021 19:03

    Absolutisht nje pasuri kombetare, intelektual me dinjitet, jurist i kompletuar e me koken lart, krenar per Te. Urime Dvorani, nje shqiptar i madh. Politikanet tane, nuk dua te permend emra, jane vetem hiça para ketij Njeriu te thjeshte, pa milionat e tyre e pa pushtete te pafund, por shume i vyer. Respekt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë