Gjermania mbetet partner kryesor i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Kështu ka deklaruar, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, ilir Meta, i cila ndodhet në Berlin, gjatë takimit me Sekretarin e shtetit në Ministrinë Federale të Punës dhe Çështjeve sociale, Jörg Asmussen.

meta

Në këtë takim, Meta tha se integrimi i rajonit është një domosdoshmëri që kërkon reforma të thella dhe se Gjermania mbetet partner kryesor për Shqipërinë, si për zhvillimin ekonomik ashtu dhe për avancimin e integrimit evropian.

Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Meta është takuar edhe me deputetin e CDU/CSU dhe njëkohësisht zëdhënës për politikën e jashtme të CSU-së, Florian Hahn si dhe deputetin Andrej Hunko, Raporter për Shqipërinë në Këshillin e Evropës. Gjatë takimit me këtë të fundit Meta foli mbi arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke u shprehur se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet që burojnë nga progres-raporti, me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE gjatë vitit të ardhshëm.

meta

“Shqipëria po ndërmerr reformat e duhura dhe do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj që lindin nga progres-raporti. Tashmë jemi vend kandidat i BE-së dhe po punojmë për hapjen e negociatave gjatë vitit të ardhshëm. Në këtë drejtim energjitë janë përqendruar në pesë prioritet kyçe. Edhe progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian vlerësoi progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Por çështja kyçe tani mbetet reforma ne drejtësi si një kusht për hapjen e negociatave me BE. Për këtë është bërë punë e madhe, edhe nga ekspertët e Bashkimit Evropian dhe aktualisht jemi në momentin kur një draft propozimesh për ndryshime kushtetuese i është dërguar Komisionit të Venecias. Mendoj se ky do të jetë një moment i rëndësishëm për Bashkimin Evropian për të nxitur hapjen e negociatave me Shqipërisë”, - tha ndër të tjera Meta gjatë takimit me Hunkon.

Ndërsa në takimin me deputetin e CDU/CSU Florian Hahn u diskutua mbi marrëdhëniet Gjermani-Shqipëri, bashkëpunimin me landin e Bavarisë si dhe nxitja e investimeve mes dy vendeve. Jashtë vëmendjes nuk ëhstë lënë as kriza e regjujatëve dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

meta

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)