Pas masakrës që tronditi Parisin mbrëmjen e së premtes, njerëz dhe lider nga mbarë bota kanë zhvilluar homazhe në nder të 129 viktimave që humben jetën.Edhe në Tiranw kreu i Kuvendit Meta pas presidentit Nishani ka qënë i pranishëm në një ceremoni të mbajtur mbrëmjen e kësaj të hënë në sheshin Skënderbej në kryeqytet.

Meta së bashku me disa deputetë të paktë në numër përkrah ambsadorit francez Bernard Fitoussi dhe atij gjerman kreu i kuvendit ka mbajtur një minutë heshtje dhe ka nderuar  viktimat e ngjarjes së tronditi botën. Në këtë ceremoni dhe jo vetëm  u vu re mungesa e kryeministrit Rama dhe ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Ambasadori francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi theksoi se Franca nuk ka frikë, pasi frika është në anën e barbarëve, të cilët kanë kundër të gjithë botën. “Duhet të jemi të denjë të shërojmë plagët që na janë hapur. Beteja e ardhshme e Francës është ti tregojë botës se ajo ka patur të drejtë që besoi tek Franca. Do ndjekim pa u ndalur dhe do dënojmë vrasësit. Ne nuk kemi frikë, frika është në anën e barbarëve. Duke sulmuar Francën ata kanë gjithë botën kundër.”­ deklaroi ambasadori francez.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, ambasadori gjerman Hoffman shprehu solidaritet me popullin francez, ndërsa theksoi se demokracia do të qëndrojë e fortë. 

Meta më herët zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë ku u takua me Ambasadorin, z Bernard Fitoussi, për t’i shprehur ngushëllimet për ngjarjet tragjike të ndodhura të premten e kaluar në Paris,


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)