Pasi nderoi me simbolin e Musolinit, Meta i akordon dekoratë Mujo Ulqinakut, luftëtarit që organizoi qëndresën anti-fashiste

Pasi nderoi me simbolin e Musolinit, Meta i akordon dekoratë Mujo Ulqinakut, luftëtarit që organizoi qëndresën anti-fashiste

Ilir Meta dhe Mujo Ulqinaku

TIRANE- Presidenti Ilir Meta i ka akorduar Mujo Ulqinakut, "Dekoratën e Flamurit Kombëtar". Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit i cili shkruan se askush më shumë se Mujo Ulqinaku nuk e meriton këtë Dekoratë me rastin e 75-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Teksa ka nderuar Mujo Ulqinakut, Meta dërgon edhe një mesazh politik teksa thotë se "shqiptarët e thjeshtë shpesh kanë bërë atë që udhëheqësit tanë duhet të bënin të parët!". 

Mujo Ulqinaku ishte njëri ndër luftëtarët e parë më të shquar, i cili me 9 prill të vitit 1939 organizoi qëndresë të  armatosur kundër pushtimit fashist italian. Ndërkohë që vetë presidenti i Republikës tha një javë më parë se shqiptarët duhet të marrin armët, nëse nuk duan të bëhen skllevër të një regjimi njëpartiak ose të ikin të gjithë nga Shqipëria. 

"Është nderi dhe privilegji im si President i Republikës, t'i akordoj një oficeri të thjeshtë si Mujo Ulqinaku, Dekoratën më të lartë që ekziston sot në Republikën e Shqipërisë, me motivacionin:

"Për heroizmin, trimërinë dhe sakrificën më sublime në mbrojtje të sovranitetit territorial të atdheut, lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, si shembull monumental i patriotizmit dhe atdhedashurisë, si simbol i mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, si model i ushtarakut që i qëndron deri në fund betimit para Flamurit Kombëtar".

Kush më shumë se Mujo Ulqinaku, simboli i rezistencës kundër pushtimit fashist, e meriton këtë Dekoratë me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Shumë vende të tjera në Europë ndihen të turpëruara se nuk bënë asnjë rezistencë ndaj pushtimit Nazifashist. Ne shqiptarët jemi krenarë se kemi historinë e lavdishme të Heroit tonë të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, që bashkë me disa shqiptarë të vërtetë, edhe pse të braktisur, i treguan mbarë botës se dinjiteti kombëtar dhe besnikëria ndaj Flamurit Kombëtar janë më të rëndësishme se jeta pa dinjitet dhe pa liri.

Shqiptarët e thjeshtë shpesh kanë bërë atë që udhëheqësit tanë duhet të bënin të parët!", shkruan Meta.

Dy ditë më parë, pas thirrjeve patriotike për referendum, Meta mbylli konferencën me një gjest të pazakontë.Teksa po bënte gati të largohej, përpara se të bënte shqiponjën Meta nderoi para kamerave me përshëndetjen fashiste të Benito Musolinit.

Pas kërkesës së zv/ kryeministrit Erjon Braçe, një ditë më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit nderoi me dekoratë Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. 

Simboli i Presidentit Meta ne mbyllje te fjales

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sisi: 24/11/2019 09:54

    ky luan rolin si te semurit mendor,se kur te ulet para spakut ka si justifikohet dhe me ndermjetsine e brendshme te spakut i falen te gjitha dhe pastaj gezon pleqerine ne rehati te plote per shkak te semundjes qe vuan sipas tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora