POGRADEC- Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të kalojë fundjavën në qytetin e Pogradecit. Ai ka postuar një foto në natyrë, në një sfond vjeshte me gjethe të rëna.

Meta uron të gjithë shqiptarët që të kalojnë mirë dhe qetë me familjet e tyre.

"Sa më kishte munguar Pogradeci! T'ia kaloni mirë dhe qetë të gjithë me familjet tuaja!", shkruan Meta.

Ajo që ka rënë në sy është edhe komenti i një ndjekësi i cili ka ironizuar pozën  e presidentit Ilir Meta mes gjetheve të vjeshtës.

"Besoj se të pëlqen shumë vjeshta, ngaqë ka ngjyrë floriri", shkruan komentuesi.

Postimi i presidentit Ilir Meta

Më vonë presidenti Ilir Meta ka postuar një foto nga Tushemishti.

"Duke u çmallur me xhaxhi Silin në Tushemisht, dhe duke kujtuar Dritëronë", shkruan Meta krah fotos.

Foto e postuar nga presidenti Meta

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta ishte në Elbasan, ku sërish pozoi në natyrë me një hurmë të kalbur në dorë.