Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 67-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Presidenti Meta thekson se në këtë ditë të rëndësishme për vendin, duhet që t’i kushtojmë sërish shumë vëmendje edukimit patriotik dhe forcimit të ndjenjave të atdhedashurisë tek fëmijët tanë. Meta thotë se të rinjtë e sotëm, sikurse edhe në atë kohë kanë një detyrë po aq të madhe, por ndryshimi qëndron në faktin se e kanë më të lehtë.
"Nderim të përjetshëm dhe mirënjohje të thellë për Dëshmorët dhe Heronjtë, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut, duke kurorëzuar 76 vite më parë, një nga betejat më të mëdha të popullit tonë për rikthimin e Lirisë, Pavarësisë e Sovranitetit të Shqipërisë, që na vendosi njëkohësisht në anën e duhur të historisë dhe Luftës Antifashiste. Duke u përulur me respekt para Qemal Stafës, Vojo Kushit, Margarita Tutulanit dhe mijëra vajzave e djemve, që u përjetësuan për Shqipërinë, është e rëndësishme t’i kushtojmë sërish sot shumë vëmendje edukimit patriotik dhe forcimit të ndjenjave të atdhedashurisë tek fëmijët tanë. Nëse bashkëmoshatarët e tyre, 76 apo 80 vite më parë, bënë sakrifica dhe një detyrë jashtëzakonisht të vështirë për vendin tonë, sot të rinjtë e Shqipërisë kanë një detyrë po aq të madhe, por e kanë më të lehtë. Vetëm duhet të kenë më shumë vetëbesim, angazhim dhe të marrin më shumë përgjegjësi për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë, si dhe të bëjnë të mundur që të gjithë ata që kanë ikur, të kthehen në Atdheun e tyre. Një urim të veçantë për të gjithë veteranët, të cilëve ju uroj jetë të gjatë e shëndet të plotë", shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Çlirimi i Shqipërisë, Meta i 'fiksuar' pas Margaritës e Vojo Kushit, thirrje rinisë: Merrni fatet në duart tuaja! Asnjë debat për datën, 29 nëntori është fakt historik
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33