Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u bë pjesë e protestës poshtë ballkonit së Sali Berishës, duke kërkuar lirimin e tij. Gjatë fjalës së tij Meta ‘harroi’ se SPAK po heton Berishën për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, por tha se është në arrest shtëpise sepse doli kundër Ballkanit të Hapur.
‘Dhe, Sali Berisha është atje, sepse doli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kundër gjymtimit të Kosovës, kundër Ballkanit të shqepur, dhe të hapur.
Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për Procesin e Berlinit, ndaj edhe siç më tha zoti Flamur, ka dhe një mik shumë të shquar nga Berlini, dhe nga Brukseli. Europa është në zemrat tona. Europa është në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu.
Prandaj, na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe sa më shumë si Ylli Bodinaku, gjithashtu dhe të tjerë, për të rrëzuar murin e inceneratorëve, murin e PPP.-ve, atë mur që ka përjashtuar, 99% të shqiptarëve, nga përfitimi I rritjes ekonomike në vend. Shkon vetëm për Edi Ramën, dhe McGonigalët e Edi Ramës.’- u shpreh Meta.
Nuk munguan as akuzat për vjedhje e korrupsion nga ana e Ilir Metës, duke thënë se fondet e Evropës janë vjedhur nga Kryeministri Edi Rama, për t’i çuar tek inceneratorët.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.7%
-
Pak
41.2%
-
Aspak
30.1%
Vota total: 335
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat
26 Korrik, 22:16
-
Pakti PS-PD, kush fiton dhe kush humbet?
26 Korrik, 20:31
-
Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel
26 Korrik, 19:21
-
Meta rikthehet sërish te paralelja: Mirëmëngjes nga kuadrati më i famshëm në Tiranë
26 Korrik, 11:45
-
Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës
26 Korrik, 11:21
-
106 vota pro, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Lista të hapura në 2/3 dhe votë të diasporës! ‘Përplasen’ demokratët, akuza për pazar Berisha-Rama
26 Korrik, 07:30
-
Marrëveshja zgjedhore dhe e Djathta!
25 Korrik, 20:20
-
Ylli Pata: Pse po ikin nga PD deputetët që mbështetën Lul Bashën?
25 Korrik, 19:25
-
Basha ironizon dakordësinë për Kodin Zgjedhor: Morën vendim t'i ndajnë listat në biznes klas për vete dhe karroceri për të tjerët
25 Korrik, 19:16
-
Reforma Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj për Report Tv: Pazar mes Berishës e Ramës, i japin PS mandatin e 4! Deputet do zgjidhet lëpirësi i kryetarit
25 Korrik, 17:29
-
Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë
24 Korrik, 21:59
-
Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?
24 Korrik, 20:13
Ne te vertete,Sala eshte aty ku eshte, per teknikalitete gjyqesore,se ngulmoi si mushka te mos paraqitej periodikisht ne SPAK sa per te shfaqur fytyren, asgje me shume.
Përgjigju