'Meta ia ka futur Berishës', gazetari Muça për Report Tv: Gjithë PD-së së Tiranës i shkon puna kot, vetëm për të nxjerrë Ilirin deputet

“Meta ia ka futur Berishës”, këto ishin fjalët e analistit Flogert Muça në emisionin “Frontline” në Report Tv, që ndezën debate në studio mes të ftuarve. Sipas Muçës, Ilir Meta ka dalë i fituar me lëvizjen që ka bërë në raport me listat e kandidimit.

Analisti thotë se Meta ka futur dy nga të vetët në listë të mbyllur dhe veten në listë të hapur. Sipas tij, gjithë puna e PD-së në Tiranë do të shkojë dëm, pasi do të punojnë për të nxjerrë deputet Ilir Metën.

Muça: Vetë paneli, që janë të tre miq shumë të nderuar, lufta këtu është për të njëjtën “tortë”, jo për atë tortën e famshme që na kujtoi Rama me Bashën tani së fundmi, por për të njëjtin target grup, le të themi, për të njëjtin votues. Dhe nëse do të ishin bashkuar, unë jam kundër bashkimit me doktorin për një arsye tjetër – po të shkonin të gjithë këta në PD, nuk do të kishte vend për të tjerët. Se mblidh këta dhe mblidh ata, i bie që Partia Demokratike të punonte për të nxjerrë deputet Ilir Metën e Shpëtim Idrizin. Meta ia futi Berishës, kjo është logjika.

Dhuli: Ai doli në listë të hapur...

Muça: Ju mendoni se keni fituar, por ai nga dy ju mori tre, se dalim me aritmetikën e Bashës. Dy i ka në listë të sigurt dhe një është vetë. Dy i ka në listë të mbyllur dhe vetja është në listë të hapur. Do punojnë këta dy për atë, do bëhen copash, dhe ju do punoni për ata.

H.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!