Meta:Iki nga LSI sot në mbrëmje
nga nesër takohem me Bashën

Meta:Iki nga LSI sot në mbrëmje<br />nga nesër takohem me Bashën
TIRANË-Presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta ka deklaruar se nga nesër do të nisë takimet me liderët e opozitës për të zgjidhur krizën politike dhe për të marrë pjesë në zgjedhje.

Meta u shpreh se nga sot do të largohet nga posti drejtues i LSI-së, ndërsa si kryetar Kuvendi do të qëndroj deri në seancën e fundit.

Në një konference për shtyp paraditen e sotme, Meta u shpreh se dje u gjet i papërgatitur t’u përgjigjej pyetjeve të medias mbi fatin e partisë që ai drejton dhe postit të Kryetari të Parlamentit që mban aktualisht.

Sot, një dite pasi koalicioni i majte e votoi për President në Kuvend, Meta vendosi të flase duke shuar kureshtjen për disa cështje.

Që prej mbrëmjes së sotme, Meta tha se do të zhvishet nga çdo funksion partiak, dhe garantoi se zgjedhja e tij si President do të ndikojë vetëm për mirë në atë ardhmen e  vendit.

Jam këtu fare thjesht për ti dhënë përgjigje disa pyetjeve që më bëtë dje dhe që isha i papërgatiturZgjedhja nuk do ndikojë aspak në të ardhmen e LSI, përkundrazi do të ndihmojë më shumë në të ardhmen në lidhje me opozitën në dialog dhe përmirësimin e institucioneve”.

Për dialogun, Meta tha se është gati të nisë nga nesër.

Meta: Opozita të duhet të hyjë në zgjedhje. Nga nesër nis takime me Bashën
E rëndësishme është që opozita të marrë pjesë në zgjedhje dhe të bashkëpunojmë në orët e ditët që vijnë. Përveç shumë urimeve që kam marrë nga Europa kam pasur rastin të diskutoj lidhur me rëndësinë që ka që në ditët e ardhshme të arrihet një marrëveshje që negociatorët e donin shumë. Unë do bëj gjithçka, por nuk jam Presidenti vendit, president është Nishani ende, unë do të bashkëpunoj me të dhe me çdo faktor tjetër.
Që nga nesër kur të mos kem asnjë angazhim si kreu i LSI do takohem me Bashën në çdo moment, dhe do takoj Nishanin e të gjithë ish presidentët e vendit me eksperiencë për të kërkuar kontributin e të gjithëve që të krijojmë një klime demokracie në vend
”.



"Petrit Vasili merr drejtimin e LSI"
“Mund të jem kryetar i LSI deri më 23 Korrik, por sonte në mbrëmje do jap dorëheqjen pasi të finalizoj listat e deputetëve.  Në listat që do të dorëzohen dhe që publikohen nga KQZ, në krah të LSI nuk do jetë emri i Ilir Metës, por Petrit Vasili si zv/kryetar i LSI që sipas statusit të LSI merr drejtimin”, kështu u shpreh sot Meta duke shtuar se Vasili do mbajë këto kompetenca deri në Konventën e ardhshme të LSI që pritet të mbahet javën e ardhshme, ku emri i tij do të kalojë për votim për t’u zgjedhur sipas parimit të partisë".

Për Metën më shumë sesa vota, rëndësi ka që LSI të jetë një parti në shërbim të vendit ndërsa sa i përket personit të tij, ai tha se detyra e re që troket nga nesër është që punojë me cdo aktor që vendi t’i kthehet normalitetit.

"Mendoj që nga ana etike dhe morale duke pasur në konsideratë situatën aktuale nuk është momenti të bëj premtim si kreu i Lëvizjes që vjen duke qenë se me 24 korrik jam President. Do të jetë detyra e Vasilit dhe formueve të LSI për të shpalosur programin e premtimet e LSI.

Nga sot çlirohem nga çdo raport partiak me PS dhe drejtuesit e saj lidhur me raportet mes koalicionit pasi kompetencat i kalojnë Vasilit dhe forumeve të LSI.
 
Këto veprim janë respekt i postit të presidentit të cilin unë do të kem nderin të përfaqësoj nga 24 korriku në atë ardhmen, por që bëhen edhe për të rritur angazhimin tim brenda të gjitha mundësive që kam në bashkëpunim me presidentin Nishani dhe me opozitën do dëshiroja, me kryeministrin e drejtues të tjerrë për të kontribuar që vendi sa më shpejt të hyjë në proces normal dhe gjithëpërfshirës zgjedhjesh.
 
Është koha që të gjithë të investojmë në këtë drejtim, mua nuk më intereson nëse LSI merr disa vota më shumë apo më pak për shkak të angazhimit tim, mendoj se për LSI dhe të gjitha partitë është më mirë që të jenë pjesë e një procesi që i shërben të ardhmes së vendit
".

Kurse lidhur me teserën e partisë, Meta u shpreh:
Do mbaj premtimin që dhashë dje, dokumentin e LSI do ta dorëzoj vetëm 24 orë para betimit të Presidentit dhe do u kërkoj që ta ruajnë atë dokument pavarësisht në 5 vitet e ardhshme nuk do ndihmohem nga lidhja e jashtëzakonshme politike, shpirtërore dhe njerëzore. Në 5 vitet e ardhshme do bëj gjithçka në lidhje me Kushtetutën dhe kontribuoj për dialog”.

“Nga Kuvendi largohem në Korrik”
Meta theksoi se vendimet  e sotme erdhen pas keshillimit me keshilltaret juridike.
Pas konsultimeve me këshilltarët juridike dhe pse se detyrimet e mia të ardhshme si president nisin pas 23 korrikut dhe deri atëhere mund të vijoj me cilësitë e mia politke e institucionale dhe do u bëj të ditur se do vijoj të jem kryetar i Kuvendit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si president i vendit, pra do të jap dorëheqjen si kryetar i Kuvendit një ditë para betimit dhe në planin kushtetues e institucional dhe në planin se të ardhmen e ardhshme do të jetë seanca e fundit plenare dhe kështu të gjitha këto arsye do vijoj të jem në detyrë në Kuvend”.

Meta në këtë dalje për shtyp zbuloi dhe urimin nga Presidenti në ikje Bujar Nishani.
“Falënderoj Nishanin për telefonatën e tij dhe mesazhin e menjëhershëm, por meqënëse do falënderoj të gjithë që më kanë dërguar mesazhe do u kthej të gjithëve”.

Pyetjet

A do të jetë opozita në ceremoninë e betimit më 24 Korrik?
Nuk është e rëndësishme apo e domosdoshme që opozita të jetë me 24 korrik në ceremoninë e betimit, por nëse opozita nuk do marrë pjesë në zgjedhje nuk do të ketë asnjë ceremoni tjetër dhe as kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që opozita të marrë pjesë në zgjedhje dhe të bashkëpunojmë në orët e ditët që vijnë. Përveç shumë urimeve që kam marrë nga Europa kam pasur rastin të diskutoj lidhur me rëndësinë që ka që në ditët e ardhshme të arrihet një marrëveshje që negociatorët e donin shumë. Unë do bëj gjithçka, por nuk jam Presidenti vendit, president është Nishani ende, unë do të bashkëpunoj me të dhe me çdo faktor tjetër.
Që nga nesër kur të mos kem asnjë angazhim si kreu i LSI do takohem me Bashën në çdo moment, dhe do takoj Nishanin e të gjithë ish presidentët e vendit me eksperiencë për të kërkuar kontributin e të gjithëve që të krijojmë një klime demokracie në vend.
 
Nga nesër nuk jam kryetar i LSI, nuk jam në asnjë forum dhe jam i angazhuar të takohem me Bashën e çdo përfaqësues të opozitës që ka dëshirë.

Po deklaratat e PS lidhur me 21 Janarin si i komentoni
Detyra e një presidenti është vetëm të shohë përpara edhe si kryetar i Kuvendit jam përpjekur vetëm të shoh përpara.

A ju vjen keq që Rama nuk do mbajë foton tuaj nëmur si President?
Absolutisht që jo. Unë kam mbajtur foton e Nishanit edhe pse u ndërmor ligji për të hequr foton e Presidentit, por e kam bërë për respekt dhe do i lutem kreut të ardhshem të Kuvendit të mos mbajnë foton time.

A do të merrni pjesë në fushatën e LSI?
Nuk do të bëj asnjë premtim në emër të LSI pasi premtimet i bëjnë drejtuesit e kësaj force, por deri me 23 do të jem anëtar, do të marr pjesë kudo kandidatët dhe kanditatët e reja do më ftojnë. Në rast se opozita merr pjesë në zgjedhje përfshirja do të jetë më e limituar sepse do takoj e falënderoj shumë njerëz pa të cilët nuk do isha as kryeparlamentar dhe as President.

Ka ndonjë ndryshim qëndrimi për kandidimin e Zonjës së Parë?
Atë nuk e kam nën kontroll (qesh)

Pse nuk ishin të ftuar ambasadorët dje në Kuvend?
Është faji im për mungesën e ambasadorëve pasi mendova se ishte e tepërt prania e tyre dje duke qenë se nuk ishte një seancë normale dhe kur dihet se ata do të jenë të ftuar në seancën e betimit në Parlament. Po nëse se nuk do ishte zgjedhur presidenit dje, ça do bënin atje dje?
Prandaj dua t’i uroj të gjithë ambasadorët për urimet që më kanë bërë dje. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg