'Ultimatumi' i Ballës për dekretimin e Ramës/ Meta reagon me ironi: Kush është ky? Kushtetuta e para

Vijojnë replikat në distancë mes Presidentit dhe qeverisë për çështjen e dekreteve të ministrave. Sot kryetari i grupit të PS, Taulant Balla nga Elbasani u shpreh se pret që Meta të dekretojë kryeministrin edhe në postin e ministrit të Jashtëm deri në orën 17:00 kur do të zhvillohet seanca për votimin e ministrave të rinj (lexo këtu).

Ndërkohë që nuk ka vonuar përgjigja e kreut të shtetit. Pas përfundimit të fjalës në një aktivitet në ditën botërore të paqes, Meta i pyetur nëse do të dekretojë apo jo kryeministrin Edi Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm, u përgjigj shkurt ‘Kushtetuta është e para’, duke lënë të kuptohet, ashtu sikur tha edhe dje se është duke bërë verifikimet e nevojshme (lexo këtu).

Kreu i shtetit u përgjigj me ironi kur u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Taulant Ballës (lexo këtu), që u shpreh sot se pret që deri në 17:00 Presidenti të dekretojë Ramën edhe në postin e ministrit të Jashtëm. “Kush është ky, Kryetari i Komisionit të Sigurisë?” Pyeti Meta me ironi.

Në ditën Botërore të Paqes, Presidenti Ilir Meta apeloi për dialog mes shumicës dhe opozitës për progresin e vendit, në mënyrë të veçantë për t’u dhënë shpresë të rinjve që të mos largohen. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u shpreh se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve jo arrogante, duke dërguar një tjetër mesazh për qeverinë.

“Papa Françesku në mesazhin e tij thotë se: ‘Ne e dimë se etja për pushtet me çdo çmim, të çon drejt padrejtësisë dhe abuzimit. Politika është një instrument thelbësor për të ndërtuar institucionet dhe komunitetin njerëzor. Por kur jeta politike nuk shihet si një formë shërbimi ndaj shoqërisë në tërësi, politika mund të kthehet në një mjet shtypjeje, marxhinalizimi, madje edhe shkatërrimi’. Ky është një mesazh aktual për botën mbarë, por edhe për ne shqiptarët. Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast dhe duhet të kërkojmë me forcë që politika dhe politikanët të jenë në shërbim të qytetarëve, interesave publike dhe familjeve të tyre, t’i shërbejnë mirësisë, paqes dhe zhvillimit dhe jo anasjelltas, duke u kthyer nga ‘shërbëtorë’, në ‘zotër’ të jetës, fatit, mirëqenies dhe të ardhmes së qytetarëve.  Përpjekjet dhe angazhimi i tyre politik duhet t’i kontribuojnë mirëqeverisjes së vendit dhe luftës kundër varfërisë, pabarazisë, korrupsionit, arrogancës së pushtetit e konfliktit social dhe t’i shërbejnë forcimit të shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve te institucionet. Shumica e heshtur e njerëzve të thjeshtë, të vobektit, të pamundurit, shtresat në nevojë, por edhe shtresa e mesme e shoqërisë sonë kërkojnë dhe meritojnë më shumë vëmendje dhe politika ekonomike e financiare, inkurajuese dhe përfshirëse për ta dhe familjet e tyre.

Së fundmi, një ‘politikë e mirë dhe në shërbim të paqes’ do t’i shërbente çdo angazhimi serioz që do të nxiste të rinjtë tanë të qëndronin në Shqipëri, që do t’i mbështeste aftësitë, potencialet dhe pasionet e tyre për të realizuar ëndrrat në vendin e tyre, do t’u lehtësonte arsimimin dhe përgatitjen profesionale për t’i shërbyer atdheut, familjes dhe paqes së qëndrueshme dhe afatgjatë në vendin tonë të mrekullueshëm. Politika e mirë në shërbim të paqes, zhvillimit, mirëqenies dhe begatisë është një mision akoma i papërmbushur, për të cilin të gjithë duhet të përpiqemi dhe ndaj të cilit kemi detyrim jo vetëm moral e njerëzor, por edhe kombëtar. Meqenëse jemi në fillim të këtij viti, por edhe të sesionit të ri parlamentar, mbështes plotësisht mesazhin e Imzot Frendos për rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit në interesin më të mirë e kombëtar, jo vetëm midis qeverisë dhe opozitës, por edhe për më shumë dialog kudo, në Kuvend, në shoqëri, në komunitet e në familje. Vetëm kështu do të kemi më shumë paqe dhe begati për të gjithë” tha Meta.

Edhe Imzot George Frendo në fjalën e tij e vendosi theksin te bashkëpunimi. “Shpresa sot është në një krizë të thellë. Të rinjtë kanë para tyre një të ardhme plot pasiguri. Para disa ditësh isha në një takim me disa studentë, gati të gjithë shprehën dëshirën për t’u larguar. Kjo është varfëria më e madhe. I lutëm pozitës dhe opozitës që të ulen dhe të diskutojnë këto probleme, për të krijuar vende pune. ‘Kërkimi i pushtetit me cdo kusht con në abuzime dhe padrejtësi, kur nga ata që e ushtrojnë, politika nuk jetohet si shërbim, mund të bëhet vegël shtypje, mënjanimi apo shkatërrimi. Përkrah virtyteve, edhe në politikë nuk mungojnë veset, që vijnë qoftë nga paaftësia apo shtrembërimet në institucione. Këto vese vendosin në rrezik paqen sociale, korrupsioni, mohimi i së drejtës, pasurimi i paligjshëm, justifikimi i pushtetit me forcë apo pretendim arbitrar, prirja për të qëndruar gjithmonë në pushtet’ janë fjalët e Papës. Populli shqiptar tregon një shpirt mikpritje të madhe dhe solidaritet në situata fatkeqësie” deklaroi ai. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alba: 16/01/2019 19:46

    Escobari i ballkanit per mendimin tim eshte Ilir Meta me ate paftyrsine me te madhe nuk dekreton ate qe propozojne, besoj se te ka ardhe koha edhe ty qe te dalesh para drejtesise bashke me klanet kriminale qe ke krijuar dhe partine tende qe e ke bere prone private. I pa fytyre e kriminel i te gjitha kohrave qe nga 1912.

    Përgjigju
  • Populli: 16/01/2019 15:12

    Po boll o Meta se le nam,nuk te shkon fare ironia ty,je teper bajat dhe i mare fund,si politikan ,si familjar,e si njeri deshtak.

    Përgjigju
  • moni: 16/01/2019 15:05

    Kush eshte ai? Nje 'katunar' kokecep bash si ty!

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 16/01/2019 14:52

    Nuk te ben interesant kjo pergjigje Like,je nje dordolec qe se ke shokun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës