Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike/ Boci në Report Tv: Vendimi për Iranin është i partnerëve, jo i Ramës

Deputeti i ‘Rithemelimit’, Luçiano Boçi, i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv me gazetarin Arber Hitaj foli për bashkëpunimin e Rithemelimit me Partinë e Lirisë. I pyetur nëse Ilir Meta do të kandidonte për Kryetar Bashkie i Tiranës në zgjedhjet lokale, siç është  përfolur, Boçi citoi përgjigjen e Metës në lidhje me këtë, duke thënë se ai “ka ambicie rivendosjen e demokracisë. Ndërsa, për protestën e këtij muaji të paralajmëruar nga Meta, Boçi tha se edhe Rithemelimi është pjesë e këtij aktiviteti.

“Unë di që Meta është treguar shterues dje kur ka thënë që ka ambicie më të mëdha, siç është rivendosja e demokracisë. PD ka gati rregulloren e primareve dhe nuk mund të bëhet zgjedhja nga drejtuesit por brenda strukturës, ndoshta mund të shkojmë deri te qytetarët përtej anëtarësisë. Berisha dhe Meta pas dorëzimit të mandatit të presidentit nuk kanë reshtur së kryeri aktivitet. Aksioni politik i flaktë e i zjarrtë në raport me situatën zgjedhore, organizimin e brendshëm, organizimin e protestave. Protestat synohet të jenë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Do të kenë një konkludim politik, të rritet besimi i qytetarëve te opozita dhe politika, zgjedhjet të jenë sa më afër, me qëllim që konfigurimi i sotëm i dalë si rezultat i vjedhjes së votës të mos jetë i tillë. Qeverisja nuk është reflektim i vullnetit të qytetarëve por plotësim i interesave të ndërsjella. Bashkëmarrëdhënie fronti opozitar edhe në protesta edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale. Ne jemi në kohezion të plotë për protestat. PD dhe PL kanë sjellë fakte të reja të skemës së pastrimit dhe grabitjes së miliona eurove me inceneratorët. Çdo qytetar që e ka parë skemën korruptive nga Rama, do të dojë të marrë pjesë. Pjesëmarrje dhe kohezion i nënkuptuar. Kjo do rrisë vëmendjen e publikut për këtë aferë, që është edhe simbol si ka qeverisur Rama”, u shpreh Boçi.

Boçi foli edhe për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin ditën e sotme, të lajmëruar edhe nga Rama, për shkak të sulmeve kibernetike. Ai tha se vendimi ishte i drejtë por ishte vendim i partnerëve e jo i Ramës, ndërsa tha se mund të ketë edhe arsyeja të tjera përveç sulmit kibernetik.

“Kompani që përgjigjet për sigurinë kibernetike. Sulmi kibernetik, paralajmërimi për sulme terroriste në rastin e Manzës. Një nga format është edhe ndërprerja e marrëdhënieve. Është vendim i partnerëve. Rama nuk mund të fshihet pas vendimeve të partnerëve. Ka arsye të tjera për të shkuar në një vendim të tillë, edhe ajo do të mjaftonte. Siguria e faqeve të sigurisë është shumë  dobët, ata kanë hyrë me protokoll të thjeshtë dhe mund të merrnin çdo të dhënë”, tha Boçi.

Shqipëria prishi sot marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik, teksa iu është dhënë urdhër ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës iraniane të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve. 

D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rumba: 07/09/2022 19:23

    U bo ky me fol me koken si govate hahahah

    Përgjigju
  • Raki: 07/09/2022 19:22

    Hik o boc futja gjumit

    Përgjigju
  • Cubi: 07/09/2022 15:57

    Nga tre ate me te gjatin do merni bashk me kokrren e hajdutit dhe me non graten

    Përgjigju
  • Mandati: 07/09/2022 15:06

    Të gjithë njelloj jane prandaj kush eshte si budalla që jep një mandat te tretë lali Erit ?! Te Ishte Rama ok por lali Eri eshte me mijera kilometer larg Ramës si lider ! Meta paska për ta palos lali me e bo reqel fiku !

    Përgjigju
  • Bashkia: 07/09/2022 15:04

    Nese kandidon Meta biznesi I Tirones do votojne Meten sepse nuk i japin ndertuesit një mandat të trete lali Erit por ghithsesi edhe Rama e heq “qafe” lali Erin nga liste pritje për kryetar të ardhshem në PS duke u be Tao keshtu numri dy në pritje të postit! Pra në Tirone kunder Metës humbet lali Eri dhe Meta e di mirë matematiken! Gjithsesi do jetë gare shume e forte , lali Eri te kerkoj falje që tha djemt jane zdromca sepse humbi vota kot Aty ! Pra Meta nuk duhet nën vleresuar me siguri me dt 7 maj 2023 e keni në krye të bashkite Tirone !

    Përgjigju
    • Cubel breca: 07/09/2022 16:05

      Te mbushur e ke se do fitoj prap si ne vitin 2011 besoj e mban mend pasi erdhen e votuan ne Tiran edhe 200 mije kosovar e perseri fitoi Cubi i gjate,ju me ne krye ish legenin president ja moret nga duart,si ata kalamajt qe zihen per topin. Por kan ndryshuar mjafttttttt qe nga ajo koh. Per mendimin tim do ishte gjeja me pozitive per ps po qe se kanditon kokrra hajdutit,se ska fitore me te leht besoj,sikur luan Barcelona me tiranen.

  • Likja: 07/09/2022 14:51

    Ja dhe boci deputet i listes qe ben boks ne mes te qytetit do i jape mendje te tjereve

    Përgjigju
  • kraja: 07/09/2022 14:41

    hahaha me vjen tmerrsisht per te qeshur kur degjoj lajme te tilla nga opozita

    Përgjigju
  • elis: 07/09/2022 14:38

    meta mesa duket do te vjedh florinjte e tiranes prandaj pretendon per kryebashkiak

    Përgjigju
  • ylberi: 07/09/2022 14:19

    a ke kalu te partia e lirise ? se je fiks ti si clirimtar po ca ilir meta kryestar bashkie thu ne tirane m sna u shqit ai idiot

    Përgjigju
  • urimi: 07/09/2022 14:18

    ti luciano boci je fiks per drejtor policie se mban rregull dhe rend ne elbasan, ik ere loqe

    Përgjigju
  • Luan: 07/09/2022 14:07

    Ktej e pergezon ketej nuk i jep meritat , a poshtersira qe jeni ju te nevojtores

    Përgjigju
  • Alban: 07/09/2022 14:06

    Meta do te vendose demokraci , sa komik qe eshte , meta do pushtet shok , do karrige , po prap nuk e do njeri ne pushtet me se ja kane pare fytyren e vertet

    Përgjigju
    • Saliu: 07/09/2022 18:06

      O luciano te ka zene spurdheci .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut