Meta kërcënon Ramën dhe Bashën: Do të përfundojnë si Musolini me dashnoren e tij Klareta (Të ekzekutuar)! Do ia fus ligjet për ‘despiunizimin’ atje ku i shijojnë (VIDEO)

I ashpër ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kur u pyet sot për mundësinë e largimit nga politika pas miratimit të ligjeve për verifikimin e politikanëve si spiunë. Ai kërcënoi Kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën, të cilët i quajti 'Musolini dhe dashnorja e tij Klareta', duke thënë se do të përfundojnë si këta të dy. Kujtojmë se Musolini dhe Klareta u ekzekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ligjet që bën djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolëkës do t’ia fus atje ku i shijojnë më shumë atij. Të gjitha ata që besojnë se do të mund të ekzekutojnë pluralizmin  Musolinit dhe Klaretës, këtë fat do të kenë. Ju e dini kush është Klareta e politikës shqiptare? Është ai i 17 majit.  Sa i përket dosjeve, ju e dini shumë që ajo çështje është e mbyllur.  Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati komisione hetimore. Dhe një komision është korrupsioni në Bashkinë e Tiranës sa i përket autoritetit të dosjeve.  Sa i takon ‘Ramabashistëve’ vrimë miu nuk do të ketë ku të futen. Nuk bëhet fjalë vetëm për dinjitetin tim por për dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Piktori i sigurimit të Shtetit Edvin Kristaq Rama do të përgjigjet një më një”, tha Meta, i cili u duk i nervozuar edhe pse ishte konferenca e parë pas takimit me Sali Berishën në Selinë e PD.

Meta i bëri thirrje Ramës që t’i marrë të gjitha ato dokumente që sipas tij pretendon se vërtetojnë se ish-Presidenti ka qenë spiune dhe të dalë në çdo studio televizive. Meta në fund tha se kjo opozita do të shporrë Ramën me poezinë ‘Liri a vdekje’ të Havzi Nelës, të cilin sipas tij e ka spiunuar babai i kryeministrit Kristaq Rama.

Kujtojmë se edhe dje Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka risjellë edhe njëherë në vëmendje “spiunin me inicialet I.M”, duke thënë se kjo një gënjeshtër e fabrikuar nga dyshja Rama-Basha, në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve. Kësaj here në mesazh, Meta i është drejtuar më së shumti deputetëve demokrat që kanë votuar pro hapjes së dosjeve, duke i cilësuar si ‘Faqëzi që bëjnë si opozitar, të korruptuar nga Rama’.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan votat ku votuan ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, nismë e grupit parlamentar të PS, duke i hapur kështu rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Me 94 vota pro dhe 1 abstenim u shfuqizuan vendimet ekskluzive të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Ajo që vihet re në dokumentet e votimit është fakti se askush nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës nuk ka marrë pjesë në votim, madje as Oerd Bylykbashi i cili ishte i pranishëm në Sallë. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta.

Ndërsa disa ditë më parë Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend 2 propozime për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në ligjin e dekriminalizimit për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive.  Në një prononcim për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i quan këto propozime si ‘paketa e despiunizimit’. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:32
Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

 

I papërmbajtur ishte Ilir Meta sot në konferencën për mediat kur u pyet për dosjet e ish-sigurimit.

“O Edi Rama o Lepurush. Të ishe bashkëpunëtor ti e di shumë mirë si duhet të ishe. Mos merr mendtë e A. H që do të përfundojnë edhe më keq se Klareta. Ti duhet të vish në çdo studio që do dhe do të marrësh edhe atë punonjësin e ish-sigurimit të shtetit, më të gjitha gjeneralitetit e tij, dhe pastaj ti i dashur mund të kërkosh çdo gjë nga Ilir Meta.  O djali i Kristaq Ramës, ne do të shporrim me poezinë e Havzi Nelës, me poezinë ‘Liri a vdekje’”, iu drejtua Meta Kryeministrit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/10/2022 03:14

    E kaloi dhe kete faze,me kaq ishte e lehte,pa shume pasoja.Na beri per te qeshur,po te pakten nuk ka perkeqesim,vetem pak iritim i pritshem.Te shohim kur do t'i vije faza tjeter.Nje grafik per te pare shkakun,kohen kur i ndodh,sa i zgjat dhe vektorin e drejtimit,ja vlen te mbahet.Likeee,mos u nxeh shume se te ritet tensioni dhe te bie ndonje damblla dhe ke per te na e lene Berishen vetem!Mire qe per //kokepalaret// nuk pyet,por mendo pak dhe per Berishen,mos e ler vetem,po i ike dhe ti me ke do te pleqeroje ne pushtet i shkreti,se ka mbetur komplet vetem dhe i izoluar??!!

    Përgjigju
  • lym kepi: 26/10/2022 23:05

    kemi shume besim te puna juaj o president je me i miri duhet ti tregojme te verteten kusareve

    Përgjigju
  • Ridi: 26/10/2022 17:22

    Eh oh like ta futen keq me duket apo jo, LSI iku po iken edhe PL, po mos te iken edhe mona more flori. Nje sugherim more flori, futja vehtes pa frike se duket e vetmja rruge qe shpeton. Kete here as serbi as greku e as rusija nuk te ndihmojne dot

    Përgjigju
  • agron: 26/10/2022 17:19

    Mjere ne per keto mostra qe na kane rene per hise.

    Përgjigju
  • Era: 26/10/2022 17:08

    E kemi te qarte se IM e Non grata bashke me organizatoret i kane mbush xhepat me rubla ruse per te krijuar rremuja e per ruajtur pasurite e tyre te luajtshme e te paluajtshme. Po njerezit pse kerkoni tu vijne ne protesta per ti bere mish per top??? Ka hik koha e budallenjve o IM spiuni. E vrave Dritan Priftin per vidion ku te pame me ze e figur si hajdut...ky je ti, nje rrugac ordiner me fjalor rruge...

    Përgjigju
  • Ik se na çave kerrin: 26/10/2022 16:20

    Vdeksh o meta se na lodhe me intrigat e tua, nuk te vjen keq as per shqiperine as per shqiptaret, pty race e qelbur

    Përgjigju
  • Qytetari i Thjeshte: 26/10/2022 16:02

    Niveli i diskutimit te mender ish Presidentit nivel ordineri. Lum ne per keta politiqener qe kemi! Dhe ka qene spiun ky, imagjinoni sikur ta kishte dosjen te paster cfare do bente, do thoshte jam i forte si Skenderbeu. Like po ju mblidhet litari per fyti edhe ty edhe Salehut..

    Përgjigju
  • niko: 26/10/2022 15:47

    Shikoni kush flet ky qe eshte siun, hajdut dhe vrases...

    Përgjigju
  • Hena: 26/10/2022 15:42

    TURP.RRUGAÇ DHE I PACIPE.NESE GRUAJA JOTE ESHTE MESUAR TA FUTA MA FUTI,GRATE SHQIPTARE NUK DUHET TE DEGJOJNE KETE INJORANT.FAJI I RAMES QE NA I DHA DHURATE KETE RRUGAÇ.

    Përgjigju
  • luli: 26/10/2022 14:48

    spiuni i sigurimit I.M. dukesh qe je nje ordiner,kujton se do ja hedhesh shqiptareve me kte gjuhe prej ngric peshash,sporti jot si ngric peshash ne at koh ishte per turp ta thoje or ordiner njeri,malok skrapari,interesaxhi i rendomte pa pik dinjiteti, metalitet katunari,te ka ngec sharra ne gozhte tani,se e verteta vonon por nuk harron,te gjith e dine qe ke qen spiun sa do te perpiqesh,por ka ik koha e sales qe mund ta beje te bardhen te zeze,je i mbaruar politikisht.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 26/10/2022 14:37

    CFARE FJALORI! A mundet nje ish kryeminister, ish president te perdori e futi se futi TURP PA MORAL HIQI VIZEN.duhet te ikin nga politika kete here prandaj jane bere si te terbuar

    Përgjigju
  • vini: 26/10/2022 13:58

    po ky a e kishte ortak bashen apo

    Përgjigju
  • Resmie: 26/10/2022 13:47

    Turp turp per ket Liken qe vec pallavra flet,me vjen keq qe e kemi ne vendin tone kete njeri

    Përgjigju
  • Eni: 26/10/2022 13:32

    Me gjuhen qe përdor dukesh se je rrugac,kriminel,hajdut,dole edhe spiun,je i mbaruar

    Përgjigju
    • Pazari ri: 26/10/2022 15:10

      Spiun pazari hihihi

  • Shqiptar: 26/10/2022 13:28

    Ti dhe Berisha,dy kriminel te korruptuar,do perfundoni si Musolini e Klareta nese tentoni te destabilizoni vendin per interesa te Rusise dhe Putinit.

    Përgjigju
  • Dakord: 26/10/2022 13:18

    Ate ligjin e despiunizimit fute ne prapanice te monikes se ashtu na shijon edhe neve edhe rames meqe the se do e futesh ku na shijon me shume.

    Përgjigju
  • Spiro: 26/10/2022 13:18

    Edhe spiun edhe rrugaç ,,magjinoni cfare presidenti kemi pasur...i ka hyre frika ne palce, Sa per trimeri te ha m..in.

    Përgjigju
  • Gole: 26/10/2022 13:18

    Po ti kriminel je po ku jeni o drejtesi pse se merni te pandehur po merni njeres me nje fjale goje dhe i denoni me burg njeres te pa fajshem ja ku i ke me vidjo e me figur se mbase behet dhe ky i penduari drejtesis

    Përgjigju
  • Rrapi: 26/10/2022 13:06

    Hajde hajde qeka hap qebabtoria heret ne mengjes e qekan mbledh shoket e lagjes e qekan bo TAP tu shajt e tu rraf njoni tjetrin, hani e pini merni sa te doni se pagu amerikoni

    Përgjigju
  • Ledi: 26/10/2022 13:03

    Jeni msuar me dhun ju normal po sit ka zgjidhje me te mira se dhuna ore injoranta

    Përgjigju
  • ILIRI: 26/10/2022 12:49

    JO DEE JOOOO ME VERTE EEE

    Përgjigju
  • Luigji: 26/10/2022 12:48

    Ku te qon mushka me ket gjuhe rrugaqesh,shqipetaret nuk duan nje opozite te tille!!!!

    Përgjigju
  • Den: 26/10/2022 12:33

    Fjalor i denje mafiozesh E pa imagjinushme qe keta "politikane"me kete fjalor marrin vota E keqja nuk qendron tek keta,por tek ata qe votojne keto mbeturina te te dy kraheve

    Përgjigju
  • Xha teme: 26/10/2022 12:32

    Spiun i mbaruar, ben te fortin se ajo i ka mbetur!

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 26/10/2022 12:26

    O Ilir Metaj pse je nervozuar kaq shum o spiun. Mere me qetsi e me dashuri se burgu për burra është o Ilir floriri. Mos u nervozo e mos u hidhro se jeta kshu e ka o Iliri Aga. Ora jote mbaroi o Ilir karalloi.

    Përgjigju
    • kepi: 26/10/2022 13:25

      asgje skane cti bejne o kepi as spaku as ju rrnoft ilir meta

    • Beni: 26/10/2022 13:09

      Kasap Rexhep, sa bukur ia Ke thënë këtij hajdutin. I është prishir qetësia, se po' i vjen vërdallë burgu

  • kik: 26/10/2022 12:22

    i paska hyre frika qenit te skraparit eshtene perpelitje

    Përgjigju
    • Beni: 26/10/2022 13:36

      O Like sa te pacipe e te pangipur paskeni qene.Hengre nje mal te shenjyr si Tomorri dhe e fute ne xhep vodhe florin ne kKrabe e fute mjerane ne burge, po ha malin e dajti, hr gre palasen ecsa e sa palasa te tjera e flet per ndershmeri.Je .itra e korrupsionit dhe duhet te japesh familjarisht llogari dhe te dorezosh gjene e vjedhur te populli shwiptar dhe nuk je i vetmi. Enaught is enaught

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori

 Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori