Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka deklaruar se presidenti Ilir Meta është i frikësur nga zhvillimet e fundit politike, për këtë arsye ka kërkuar nga KQZ informacione për numrin e deputetëve apo për mënyrën se si ka ardhur opozita e re në Parlament. Në fjalën e tij, teksa ishte i pranishëm në Petrelë, së bashku me kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, Qefalia akuzoi kreun e qeverisë se nuk është një president mbi palët.
“Po kush janë ata që u ka hyrë frika në palcë? Është Likja. Likja, i cili vajti tek zyra e presidentit, me idenë se do bënte presidentin e të gjithëve. E keni parë, e keni ndjerë, e kam ndjerë më shume unë dhe Blerina në Parlament për ligjet që kthente pafund, për dekretet që nuk i miratonte, për ministra që nuk i miratonte sepse donte tu pyeste ai. Por për çfarë? Po normalisht se Krraba e di shumë mirë çfarë ka ndodhur. Për çfarë mund ta bënte? Një herë thotë tani se qe pse dolën deputetët dhe i çon fjalë te KQZ numëroji një cikë sa deputetë janë sepse i interesonte që deputetët e atyre të dalin në rrugë të paudhëve. Tashmë thotë cila është procedura sepse ka mundësi që ky Parlament të më shkarkojë. Po do shkarkohesh, po dole përballë dhe po je përballë rrugës që po ndjek PS, normalisht që do shkërmoqësh", tha Qefalia.
Deputeti i Partisë Socialiste, ishte një nga personazhet në përgjimet e publikuara nga "Bild", ku kishte komunikuar me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe shefin e policisë së Dibrës, Robert Ago, ku ky i fundit kërkonte një transferim në Bulqisë.
O like po të mblidhet laku të gjitha çfar ke vjedhur do i kthesh mbrapç o fundërrina e kombit Shqiptar. Gjaku dhe djersa e popullit jan vakëf . Do të kujtohet jeta kur binin petlla nga qielli në birucën e Reçit kshu pëffundojn të gjith ata që e kan dorën e gjat o like.
Përgjigju