Presidenti Ilir Meta ka ftuar palët në dialog, pas pezullimit të fluturimeve në Rinas, pasi kontrollorët ajror vendosën të shpalleshin të paaftë për të punuar për shkak të stresit që ka shkaktuar ulja e pagave të tyre.

Në një konferencë për shtyp nga Vlora, Meta u shpreh i gatshëm për zhvillimin e një konference online, duke ftuar në dialog kryeministrin Edi Rama, Ministren Belinda Balluku, përfaqësues të sindikatës së pavarur të kontrollorëve, përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe institucioneve Europiane të kontrollit ajror, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.

Meta nuk la pa sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e cilësoi si organizator të situatës së krijuar në Rinas, ndërsa i kërkoi ‘t’i thërrasë mendjes pasi nuk jemi në Amerikën Latine’.

Më tej, Presidenti i bëri thirrje kontrollorëve që të vijojnë pa ndërprerë punën, duke theksuar se një situatë e tillë cenon seriozisht sigurinë kombëtare.

"Cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm sigurinë kombëtare por dhe sigurinë ndërkombëtarë, jemi vend anëtarë i NATO-s kemi detyrimet tona, është një mesazh shumë i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh shoqata e kontrollorëve ka ngritur shqetësimet saj, ndaj institucioneve tona por edhe atyre europiane ku ne kemi detyrimet tonë dhe janë mjaft të vëmendshëm ndaj hapësirës sonë që është edhe e NATOS. Unë kam pasur me ta një dialog më 31 mars dhe një takim që është bërë publik dhe ka një qëndrim të qartë për presidentin e dhe për publikun. Ata më thanë se të drejtat e tyre ishin cenuar dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. U kam thënë kontrollorëve që të vijonin të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi kjo është një çështje jetike dhe madhore për sigurinë kombëtare por dhe detyrim madhor si anëtar i NATO. Në çdo kohë duhet të kontrollohet cilësia e punës dhe duhet të vijojnë punën pavarësisht cenimit të të drejtave, pasi do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje dhe se ishte detyrim i tyre të vijojnë punë dhe jo për hatër të qeverisë apo meje. U kam kërkuar që qeveria dhe institucionet përgjegjëse të japin zgjidhje përmes dialogut", tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Meta: Isha në Presidencë i infektuar me COVID kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë

Presidenti Ilir Meta ka pranuar për herë të parë, se gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, ka kaluar Covidin.

 “Kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, isha tek Rezidenca e Presidencës, i infektuar me Covid. Kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë, Rama më akuzonin mua se nxisja minorenët. Nuk fola sepse nuk doja që të përfshihesha, duke qenë se shumë njerëz vuajnë edhe sot nga Covid-19", tha Meta.

Ora 19:58
Meta: Kontrollorët nuk kanë 100 % të drejtë, qeveria të mos tregohet arrogante por të dialogojë

Ilir Meta tha se nuk u jep të drejtë kontrollorëve 100 % në kërkesat e tyre, por se qeveria po bën arrogancë duke mos u dhënë përgjigje dhe zgjidhje aty ku ka.

"Nuk mendoj që kontrollorët e trafikut ajror kanë 100 % të drejtë, por të drejtë për përgjigje dhe zgjidhja ka, pse kjo arrogancë nga qeveria", tha Meta.

Ora 19:53
‘Rama t’i thërrasë mendjes, nuk jemi në Amerikën Latine', Meta fton palët në dialog: Të mblidhemi për t’i dhënë një zgjidhje (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sot në dialog të gjitha palët për zgjidhjen e situatës së krijuar në Rinas, ku janë pezulluar fluturimet, pasi kontrollorët ndaluan punën, duke shpallur paaftësi për shkak të stresit, pas uljes së rrogave.

Meta tha se është i gatshëm në çdo moment për të zhvilluar një konferencë online, ndërsa ftoi në dialog kryeministrin Edi Rama, Ministren Belinda Balluku, përfaqësues të sindikatës së pavarur të kontrollorëve, përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe institucioneve Europiane të kontrollit ajror.

“Në këtë moment delikat, dua të shpreh keqardhjen time për veprimin e atyre kontrollorëve, qoftë të atyre që janë provokuar apo që janë larguar nga puna në shenjë proteste, dua t’i bëj thirrje kryeministrit të detyrë t’i thërrasë mendjes, sepse nuk mund të bëhen lojëra të tilla në një moment të tillë, nuk jemi në Amerikën Latine të pra disa dekadave këtu, unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohem nga provokimet e qëllimshme që bëhen qakan vetëm një problem, dramën e zgjedhjeve pluraliste që një mendje e marrë përjeton për zgjedhjet e 25nprillit, që do bëhen e nuk e luan topi. Unë e ftoj kryeministrin, ministren, sindikatën, edhe përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe të institucioneve Europiane të kontrollit ajror që të zhvillojmë në çdo moment një konferencë online dhe të japim një zgjidhje që nuk cenon qytetarët shqiptarë dhe ata europianë sepse është një situatë që vetëm një i marrë mund t’ja bëjë vendit të tij. Siguria e qytetarëve tanë të mos cenohet për ansjë sekond dhe që detyrimet e Republikës së Shqipërisë të plotësohen me përgjegjshmërinë maksimale”, tha Meta.