Mes debatesh me përfaqësuesit e presidencës Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin kreut të shtetit për kthimin e buxhetit për vitin 2021.
Këshilltari për ekonominë i presidentit Petraq Milo ka listuar një sërë problematikash që mbart buxheti i miratuar në Kuvend. Sipas presidentes nuk ka asnjë plan rimëkëmbje ekonomike dhe cenohet nga borxhi i lartë publik. Presidenca ka kërkuar edhe vendosje të një tavani për borxhin publik. Pro Presidentit ka votuar vetëm deputeti Artur Roshi.
Një tjetër element i ngritur si shqetësim nga presidenca është edhe mungesa e fondeve për të përballuar pandeminë dhe për të mbështetur biznesin. Por të gjitha këto kritika janë hedhur poshtë nga qeveria.
Ndërkohë pak para se të rrëzohej dekreti presidenti Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka krahasuar buxhetin e PPP-ve dhe me atë të përcaktuar për luftën kundër pandeminë. Sipas presidentit vlera totale e PPP në 2021 arrin në 838.2 miliardë lekë ndërsa për pandeminë janë parashikuar 14.5 miliardë lekë.
Debat në komision:
Petraq Milo: Buxheti 2021 paraqet një sërë rreziqesh.
Presidenca: Nuk ka një projekt plan se si do të ulet borxhi i rritur publik. Është një buxhet jo realist për sa i përket parashikimit të rritjes ekonomike. Janë rritur fondet për koncesionet.
Anila Denaj: Të ardhurat janë të rritura krahasuar me 2019, dhe është polikë e punuar me FMN
Ministrja e Financave: Rritja e të ardhurave do të vijë edhe nga miradministrimi fiskal
Vetëm pak ditë më parë Presidenca, përmes Drejtorit të Kabinetit të tij, Edmond Panariti dha disa argumente pse është kthyer. Sipas tij, në këtë ligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj dhe se në të nuk përfshihen programe që mbështesin biznesin dhe papunësinë.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resortet me 4-5 yje pa taksa deri në 2026! Komisioni i Ekonomisë pro zgjatjes së afatit! PD: Qokë oligarkëve! Klosi: Janë në treg 11 ‘brand name’
22 Janar, 12:56
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Mirditë, votohet buxheti me votat e PS dhe PD-së, Mëlyshi: Minimal për nevojat e bashkisë
28 Dhjetor 2024, 10:44
-
Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin për faljen e gjobave, të enjten miratohet në Parlament! Balla kërkon që të hyjë në fuqi menjëherë (DETAJET)
17 Dhjetor 2024, 14:11
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor 2024, 17:07
-
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
12 Nëntor 2024, 17:07
-
Ministri Malaj te 'Ekonomia': Projektbuxheti 2025 garanton vijimin e uljes së nivelit të borxhit publik
11 Nëntor 2024, 15:54
-
Debate të forta te Ekonomia, Spaho akuza Ballukut: Keni vjedhur miliona me Thumanë-Kashar dhe tek ‘Tuneli i Llogarasë’! I përgjigjet zv/kryeministrja
8 Nëntor 2024, 12:27
-
Buxheti i 2025-ës për kulturën, Gonxhe: 55 % më i lartë! Arti dhe trashëgimia, 40 % të gjithë investimeve të MEKI
6 Nëntor 2024, 16:17
-
Pr.buxheti 2025, Tabaku: Rritja ekonomike mbështetet vetëm tek ndërtimi, 0 plane për pensionet
6 Nëntor 2024, 16:02
-
Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’
5 Nëntor 2024, 11:28