Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar protestën që thirri më 2 mars 2020 kur ishte President duke shprehur mirënjohje për ata që e mbështetën dhe i jep mesazh qytetarëve që të mos ndalen. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se misioni i 2 marsit duhet të vijojë deri në triumfin e plotë të lirisë përballë qeverisë që e cilëson si ‘bandë që ka kapur institucionet’.
Në përfundim, i bën ftesë të gjithëve që të mos mungojnë në protestën e thirrur nga Sali Berisha ditën e nesërme.
“Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit që tre vite më parë ju përgjigj thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin! Misioni i 2 Marsit vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek ardhmja duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare! Të gjithë së bashku nesër në 3 Mars në mbrojtje të pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës!” – shkroi Ilir Meta.
Në këtë protestë që zgjati rreth 2 orë nuk munguan figurat e liderëve opozitarë, Lulzim Basha, aso kohe kreu i PD, Monika Kryemadhi, aso kohe kryetare e LSI, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish deputetë të opozitës. Ata u angazhuan me organizimin duke sjellë edhe militantë të forcave të tyre politike.
Në ndryshim nga protestat e opozitës, mungesa e flamujve partiakë u zëvendësua me flamurin kuqezi dhe me buqeta me mimoza në duar. Basha dhe Kryemadhi u kujdesën të mos i japin ngjyra politike tubimit nën flamurin kuqezi të Metës, duke mos i organizuar qytetarët në selitë e partive.
Komente


Ilir kak Metaj njeriu më i pështir i politikës pler Shqiptare. Spiuni Ilir Metaj hajdut, mashtrus, njeriu më i korruptuar, ky pler u pa me zë e me figur që është hajdut i pa skrupullt e prap ky monstër qëndroi në politik. Prandaj dhe vuan kaq shum ky popull karabush se vet e ka mbush me të till karabush e tani populli Shqiptar jetën ta shijoj me Sa-hale e Ilira flliqsira se i meritojn.
Përgjigju