Meta largohet nga Kosova duke
përshëndetur të madhen Pagarusha

Meta largohet nga Kosova duke<br />përshëndetur të madhen Pagarusha
KOSOVË - Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i ka dhënë fund vizitës së tij në Kosovë, i mirëpritur nga këngëtara e madhe, znj.Nexhmije Pagarusha, në shtëpinë e saj.
 
Meta i shprehu znj.Pagarusha mirënjohjen e Shqipërisë për kontributin dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit shqiptar në vite; ai tha se nuk mund të largohej nga Prishtina "pa vizituar Divën e muzikës shqiptare së cilës i përulemi me mirënjohje të thellë për të gjitha emocionet që i ka dhuruar publikut mbarëshqiptar në dekada". 
 
Mes emocionesh, Znj. Pagarusha, shprehu se sa e vlerësuar është ndjerë nga publiku shqiptar, ndërsa e falenderoi Kryetarin e Kuvendit për këtë nderim që vazhdon t’i dhurohet, jo vetëm nga publiku, por edhe nga shteti shqiptar. 

VIZITA NE MANASTIRIN E DEÇANIT - SIMBOL I BASHKEJETESES

Kryetari i Kuvendit, Meta ka zhvilluar sot edhe një vizitë në Manastirin e Deçanit. Kryeparlamentari është në një vizitë tre ditore në Kosovë, ku ka takuar të gjithë krerët e politikës.

Në Manastirin e Deçanit, kreu i Kuvendit, është nga At Sava Janjiç. Gjatë fjalë së tij, Meta ka shprehur kënaqësinë për vizitën në Manastirin e Deçanit.

“Manastirin e Deçanit e konsiderojmë simbol të bashkëjetesës. Shqipëria i kushton rëndësi tolerancës fetare”, ka thënë kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Kryeparlamentar Ilir Meta ka thënë se, “Shqipëria mbështet frymën e mirëkuptimit e harmonisë”.

“Manastriti i Deçanit përfaqëson vlera që i takojnë të gjithë njerëzimit dhe të gjithë qytetareve të Kosovës”, ka thënë kreu i Kuvendit, Ilir Meta në manastirin e Deçanit të Kosovës.
 
Redaksia online
(ar.sh/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël