Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA-të janë perfekte! Pas 24 korrikut s'do kemi më frikë, do luftojmë mafian në pushtet dhe atë ndërkombëtare

Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA-të janë perfekte! Pas 24 korrikut s'do kemi më frikë, do luftojmë mafian në pushtet dhe atë ndërkombëtare

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar si perfekte marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se me të gjithë ndërkombëtarët, pasi e përshkruan veten si politikanin më korrekt në Shqipëri.  

“Raportin tim nuk e kam me ndërkombëtaret, por vetëm me shqiptarët. Dhe këtë raport me shqiptarët do ta kem në mënyrë të hekurt në të ardhmen. Nuk jam ankuar asnjëherë se dikush kërkon të sabotojë raportin tim me ndërkombëtarët. Problemi është se ata përmes manipulimeve janë përpjekur të sabotojnë reputacionin e ndërkombëtarëve, nuk ka politikan korrekt në Shqipëri se sa Ilir Meta.Kemi një raport me SHBA, sidomos me kushtetutën e SHBA, mund të siguroj çdo qytetar të Shqipërisë dhe SHBA marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA janë perfekte. Se si kanë vendosur se si kanë gjykuar çështje e tyre. Ilir meta 140 vota do ishte e pamundur t’i bënte edhe SHBA. Nuk kam asnjë ankesë veçse nga Taulant Balla, për sjellje të papërshtatshme. Unë kam gjithmonë letra që më vijnë për njëanshmërinë e Taulant Ballës, ne vijojmë prapë të punojmë. Bashkëpunimi im është i hapur brenda disa parimesh të shenjt”, tha Meta.

I ftuar në "Top Stoy", Meta ka paralajmëruar "betejën" kryesore që do të zhvillojë pasi të largohet nga presidenca, një premtim solemn e cilësoi presidenti.

"Jap një premtim solemn para të gjithë shqiptarëve, si ish-student i dhjetorit '90, për të gjithë ata që donin të asgjësonin pluralizmin, se  më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës dhe llogarinës në çdo nivel. Nis një luftë e pakompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare", tha Meta.

Mes shumë akuzave dhe kritikave të mbërritura nga qeveria mbi rolin e tij në presidencë, Meta thotë se ai nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka shpëtuar paqen sociale dhe pluralizmin politik në vend

"Kam bërë çdo përpjekje për të shpëtuar paqen sociale dhe pluralizmin politik në vend. Periudha e Presidencës ka 3 faza, Presidenca ishte normale, deri në momentin që opozita dogji mandatet. Opozita në mënyrë të qëllimshme,  ndërmori hapat e saj, duke mos hyrë në zgjedhje. Ilir Meta i 2019, kur ata lanë mandatet në parlament ishte i vetëm, dhe i tradhtuar nga të gjithë. Tradhtia e tyre nuk ishte ndaj Ilir Metës, por ndaj Presidentit dhe ndaj Republikës. Presidenti në këto situata, u detyrua të kërkojw dhe ndihmën e popullit", tha Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 11/05/2022 16:27

    Humor presidencial ,kur zoti Meta qe maredheniet e mia me USA jane perfekte ,pasi amerikanet po presin te largohesh nga presidenca dhe te shpallin non grata si aleati Sali

    Përgjigju
  • minushe: 11/05/2022 12:39

    kush eshte mafia nderkombetare apo ne pergjithesi..... presim pas 24 korrikut

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 11/05/2022 06:06

    Ilir Meta e Sali Berisha = po vijne "ayatollahet"!

    Përgjigju
  • dretesi: 11/05/2022 05:10

    po ti dhe Berisha jeni mafja 30 vjecare dhe ju pret burgu

    Përgjigju
  • Iris: 11/05/2022 04:03

    Edhe Berisha keshtu thoshte e thote,por kjo si pengoi amerikanet t'a shpallnin /te padeshirueshem/.Le te shohim cdo te ndodhe pas 25 korrikut,sepse deri tani duket sikur per ata nuk ekziston me, edhe pse je akoma president.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump