Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Romë me Presidentin e Senatit të Italisë, Pietro Grasso, ku është shprehur se marrëdhëniet Shqipëri-Itali duhet të rriten në një nivel më të lartë.
Meta duke vlerësuar rëndësinë e partneritetit strategjik dhe marrëdhëniet tradicionale, vuri në dukje se ka ardhur koha që të dy vendet të rrisin cilësinë e bashkëpunimit mes tyre, veçanërisht në sektorë strategjikë të ekonomisë, si sistemi bankar, energji dhe infrastrukturë.
Meta u shpreh se Italia është partneri kryesor ekonomik dhe tregtar i Shqipërisë dhe se forcimi i Italisë dhe rimëkëmbja e saj ekonomike është jetike edhe për zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të Shqipërisë. “Një Itali e fortë, do të thotë edhe një Shqipëri më e fortë”, tha kreu i Kuvendit.
Në këtë kuadër u vlerësua projekti TAP si një ndërmarrje tepër pozitive me efekte multi-rajonale për të dy vendet si dhe potencialet investuese në sektorë të tjerë të rëndësishëm. Meta dhe Grasso theksuan se TAP është me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike.
Grasso nënvizoi se raportet e ngushta italo-shqiptare po vijnë duke u forcuar në të gjitha fushat, por mundësitë për të rritur cilësisht këtë bashkëpunim janë të mëdha, veçanërisht në ekonomi. Presidenti i senatit italian foli dhe për rolin e Shqipërisë në Ballkan.
“Vlerësoj peshën dhe rolin e Shqipërisë në Ballkan dhe ne jemi gjithnjë të gatshëm t’ju ndihmojmë të avanconi edhe më shpejt në rrugën tuaj evropiane, sepse besojmë se me reformat e duhura, i gjithë Ballkani e ka vendin e tij të sigurt në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta: Duhen përpjekje ndërparlamentare për Evropë në paqe