SHBA – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar me Kryetarin e Kongresit Amerikan, John Boehner para largimit nga detyra. Gjatë takimit, ku është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidave që ato kanë, Kryetari i Kuvendit ka vlerësuar mbështetjen që Kongresi Amerikan jep për vendin tonë.
Nga ana e tij, z. Boehner e ka cilësuar Shqipërinë si një aleate të vendosur të SHBA-ve.
Gjithashtu, Meta dhe kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade u takuan me Nancy Pelosi, lidere e demokratëve në Kongres Amerikan dhe ish-kryetare e Kongresit.
Meta u prit në një takim edhe nga kryetari i Task-Forcës kundër terrorizmit në Kongresin Amerikan, Robert Pittenger. Gjatë takimit, Pittenger e vlerësoi Shqipërinë si një aleat të shkëlqyer të SHBA-ve dhe pranoi ftesën e Kryetarin e Kuvendit për organizimin në Tiranë të konferencës së ardhshme.
Redaksia Online
(f.s.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com