Meta merr në mbrojtje kandidaten e PD-së dhe i drejtohet Ramës: Kërkoji falje Grida Dumës për fjalorin ordiner

Meta merr në mbrojtje kandidaten e PD-së dhe i drejtohet Ramës: Kërkoji falje Grida Dumës për fjalorin ordiner

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar, duke marrë në mbrojte ish-deputeten demokrate Grida Duma, pas deklaratave të bëra nga kreu i qeverisë Edi Rama një ditë më parë.

Kreu i shtetit thekson se dënon dhunën verbale dhe linçimin publik, ndaj Dumës, ndërkohë që i bën thirrje Ramës që të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj ish-deputetes.

‘E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma. Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit. Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma.’- shkruan Meta.

Një ditë më parë kreu i qeverisë, gjatë një takimi virtual me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, nuk kurseu ironinë ndaj kandidatëve për deputet të PD-së. ‘Po këtu në Kavajë kush fiton?! “Gridare, gridare, ohoho”- u shpreh Rama, teksa nxjerr foton e Grida Dumës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?