Meta në burg/ Galdini: Kërcënoi Dumanin si Toto Rina dhe Al Kapone! Muça: Do t'i jap zemër mbështetësve jashtë! Tafani: Bashkë me Berishën prej vitesh kanë fyer gjyqtarët

Sot, GJKKO konfirmoi masën e arrestit në burg për Ilir Metën. Ndërkohë në ‘Repolitix’ vijoi diskutimi me analistët e ftuar nga Denis Minga. Ferdinand Dervishi theksoi se gjuha e Metës sot ndaj Dumanit duke e sharë dhe fyer, mund të jetë dhe një taktikë juridike që Altin Dumani të tërhiqet nga çështja.

'E ka shfaqur më parë gjuhën ndaj Dumanit. Metës i është krijuar përshtypje. Prandaj i thotë qen, dikush tjetër është i zoti që të përdor ty. Me një fjalë është Edi Rama që të përdor ty. Kërcënimi, njoh vetëm një rast me Dritan Dajti çoi gjyqet në favorin e vet. Një nga mënyrat ishte dhe shantazhi, në seancë ndaj gjyqtarëve. Prokurori fyhej aq shumë sa tërhiqej dhe bënte padi.

Kur bënte padi largohej nga çështja, pasi është konflikt interesi. Dumani e ka të qartë këtë. Besoj se ka një fillesë të hershme. Iliri është acaruar dhe më shumë. Nëse i ka hyrë kësaj pjese që ta heq Dumanin nga grupi i prokurorëve është strategji e goditur. Mund të zëvendësohet ose mbeten vetëm dy të tjerët. Mendoj se prandaj nuk po kundërpërgjigjet se do e çojë deri në fund.'

Arjan Galdini mendon se një gjuhë e tillë nga një ish president, është e pamendueshme pasi këto lojëra i kanë përdorur më parë njerëz si Toto Rina apo Al Kapone.

'Mendoj se në një farë mënyrë, politikisht e ka pranuar se ka marrë fund. Nëse i hyn zvarritjes për një debat publik e di që fati yt politik ka marrë fundi. Do të përfitojë në kohë, që të tjerë njerëz të vazhdojnë lojën. Strategji që nuk ka të ardhme. Flasim për atë që si vepron njëra palë. Ndërtojmë një fakt dhe debati e orientojmë tek fakti je pro apo kundër. I gjithë publiku flet dy ditë për mënyrën si u arrestua Meta.

Duhet të ishte për degradimin që ka bërë Meta institucionit të presidentit që nga ajo kohë. Nuk mund të zhdoganojmë çdo gjë duke thënë iku. Al Kapone ishte i pari që i shpalli luftë shtetit. Kur shteti i shpalli luftë krimit, ai i shpalli lufta policëve, prokurorëve edhe duke i varrë familjarisht. Ai që e ktheu në art ishte Toto Rino. Kur nga ish president përdoret gjuhë individualisht intimiduese kemi problem shumë të madh. Kemi parë banditë dhe horra që kanë kërcënuar gjyqtarë dhe prokurorë. Janë taktika të grupeve kriminale.'

Flogert Muça thotë se Meta me këtë gjuhë i jep një mesazh ndjekësve të qëndrojnë të fortë dhe të mos dorëzohen.

'Ilir Meta është budalla që kërcënon dhe të vinte bombën tek shtëpia Dumanit, do ja thoshte aty. Do e bënte pa i thënë asgjë. Nëse kishte ndërmend ta ekzekutonte do e bënte. Aty flet me njerëzit, aty flet me Tedi Blushin, flet me ambasadorin Nesho. Narrativa që shpërndahet në opinionin publik është sulm frontal ndaj Dumanit. Që të krijohet perceptimi që ne nuk dorëzohemi. Do luftojmë dhëmbë për dhëmbë.'

Endri Tafani shikon në retrospektivë se Meta dhe Berisha e kanë përdorur prej kohësh këtë gjuhë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

'Ai fjalor është për kanosje për shkak të detyrës dhe shkon deri në 2 vjet burg. A i intereson Metës të largohet Dumani nga dosja? I intereson. Dumani është futur në këtë dosje për të ndihmuar edhe ata dy prokuror. Largimi do konsiderohej si braktisje. Metës do i interesonte të largohej Dumani. Prokurorët e dinë që kjo është taktikë e përdorur. Nuk besoj se Dumani e ha atë karrem. Mua nuk më duket dhe aq kjo. Meta ka qenë në politikë si njeri i fortë. Gjithë diskursi ka qenë jam i fortë, nuk pyes. Kjo shkon në koherencë të gjithë asaj që ka përdorur Meta. Edhe Monika Kryemadhi ka pasur fjalor të ngjashëm. Kështu është vepruar historikisht. Kjo mënyrë nga persona që kërcënojnë dhe e çojnë në personale, ka qenë praktikë pune. Shkon në gjithë historikun e LSI. Edhe për ti dhënë zemër pasuesve që janë prapa.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Flogert Muça: Socialistët dhe demokratët nëse kanë një subjekt që nuk honepsin dot është partia e Ilir Metës

 

Gazetari Flogert Muça është i mendimit se si socialistët dhe demokratët kanë një gjë të përbashkët: që nuk honepsin dot partinë e Ilir Metës. Në Repolitix ai shton se ata deputetë të PD-së që shkuan në Strasburg janë të lumtur pasi me arrestimin e Metës mund të marrin votat e tij në zgjedhjet e ardhshme. 

'Kur Sali Berisha mori masën e arrestit në shtëpi, Meta 6 muaj nuk u vajti poshtë ballkonit. Ishte duke negociuar, ja kam dhënë vulën dhe ja kam marrë. Nuk arriti dot atje dhe shkoi tek Berisha. Këtë nuk e ka harruar Berisha. Ata që kanë shkuar atje në Strasburg nuk mendojnë me kokën e tyre asnjëri. Sekreti publik, socialist dhe demokratët nëse kanë një subjekt që nuk e honepsin dot është partia e Ilir Metës.

Në këtë kuptimin janë të lumtur, këta mendojnë se do rrudhet Meta dhe do i marrin votat, më shumë vende për ta. Çilen negociatat, amerikanët dhe evropianët përshëndetin punën e SPAK, këta bëjnë opozitë me raportet e SHBA dhe BE. Tani shkojnë i thonë Evropës sa keq jemi  ne me raportet e Evropës. Janë me shpinë ndaj parlamentit, këto parulla i kanë për doktorin që jemi këtu.'

Ora 22:31
'Po shqyhet korniza Meta-Berisha' Galdini hedh bastin në studio: Rama gozhda që i mban, e di që po i vjen radha

 

Analisti Arian Galdini theksoi në Repolitix se arrestimi i Metës do çojë në asgjësimin politik të Ramës me Berishën. 

'Rama është gozhda që mban kornizën. Në momentin që bie korniza, gozhda demaskohet. Dhe mbetet vetëm. Kjo gozhdë e di që po i vjen radha. Grupi turistik i deputetëve pas turizmit revolucionar, pasi mbaroi sezoni turistik shpresova se me 7 tetor do i mbushte prapë, por vetëm e ndezën prapë. Nuk mund të kishte kuptim turizmi në Tiranë pa pak turizëm në perëndim.

Po shqyhet korniza. Rënia e Ilir Metës është fillimi i shqyerjes së kornizës. Po të vë një bast publik. Maksimumi ka garantuar inercinë. 30 korriku është thelbi bashkimi i votave për kodin zgjedhor. Berisha i dhuroi Ramës që të jetë një gozhdë e fortë.'

Ora 22:18
'Meta e dinte që do arrestohej', Dervishi: Iu fut maleve dhe deteve pasi do i mungonin

 

Gazetari Ferdinand Dervishi thekson nw Repolitix se Meta e ka ditur se do vinte kjo ditw qw do arrestohej.

Prandaj sipas tij ai po shijonte atw liri para burgut, me male, dete dhe liqene. 

'Ka shijuar lirinë si të ishte i burgosur. Iu fut maleve, deteve. Po shijonte atë gjë që do i mungonte mbrapa. Dhe reformoi partinë. Filloi të bëhej pak më i fortë. I bëri këto dy gjëra. E ka ditur shumë mirë fatin e vet. Ajo që i intereson që kjo parti të rrijë dhe të mos shkrihet dhe ti shërbehet si e vetmja mundësi të rregullojë diçka nga fati i tij më tej.'

Ora 22:00
'Që kur ishte president filloi të kishte ç'rregullime', Ferdinand Dervishi: Me zvogëlimin e partisë, pashë Metën të kishte probleme

 

Gazetari Ferdinand Dervishi komentoi në Repolitix arrestimin e Ilir Metës dhe vënien e masës arrest në burg. Sipas Dervishit, Meta e ka pasur këtë sjellje agresive që e shfaqi dhe sot në gjykatë ndaj Dumanit, prej kohësh, që në kohët si president.

'Këta janë të detyruar të bëjnë këtë lloj lufte që unë jam i pafajshëm jam kot për inat të Edi Ramës, amerikanëve, që të mbajë rreth vetes të motivuar njerëzit rreth vetes. Në momentin që i largohen njerëzit janë të humbur. Aty nga qelia Metën do e shikoni, që ajo që ka mbetur nga partia e tyre që ka filluar duke u zvogëlua. Meta që kur ishte president po shikonte zvogëlim e partisë. Dhe filloi të kishte një çrregullim.

E shikoja që atëherë këtë problem. Pakti ishte i heshtur i të treve kundër SPAK. Kemi shumë me të drejtë thonë është i Edi Ramës, ngrenë pikëpyetjen përse gjithë personat që ka çuar në burg nuk janë arrestuar në detyrë por u është lënë kohë të largohen. Thikë me dy presa. Edhe mund të ketë një lidhje. Ka një problem. Hetimi zgjatet në kohë. Ideja është që nuk ndodhin brenda ditës dhe u mor vesh. Kur ka marrë vesh që janë kapur celularët e tij të vjetër për CEZ/DIA. Aty ishte një provë që i thotë Ismailajt më jep 200 mijë euro. Ka në historik.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 24/10/2024 12:34

    Z.analist,Edi Rama nuk i do ne burg Sali Berishen dhe Ilir Meten,sepse duke qendruar jashte ata ne krye te partive te tyre te shpartalluara Ai nuk kishte frike largimin nga pushteti.Lutem Zotit dhe shqipetareve te gjejne nje alternative te besueshme ,larg ketyre "politkaneve" te ketyre 34-viteve.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 24/10/2024 08:44

    O F.D je sikofini pas të vjelave.Shkon nga fryn era.Por që të jeshmë i saktë dhe iBESUESHËM thuaj një fjaë përS.B.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet