Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është e dyshimtë sesi qeveria ka arkëtuar një shumë prej 520 milionë dollarë si pasojë e rritjes së çmimeve dhe sërish kërkon hua një shifër për 500 milionë euro. Sipas Metës, është tepër e dyshimtë sesi vendi ynë pavarësisht se ka emëtuar një eurobond, sërish kërkon hua gjë që e çon borxhin publik nga 107% në vlera ekonomike edhe më të larta.
"Qeveria do të dalë për herë të gjashtë në tregjet e kapitalit për të emetuar një Eurobond dhe tashmë ka përzgjedhur edhe konsulentin ligjor që do ta udhëheqë këtë transaksion. Qeveria do të kërkojë sërish 500 milionë euro dhe kjo shumë edhe mund të rritet. Në kushtet kur si pasojë e rritjes së çmimeve Qeveria arkëtoi 520 milionë USD, dhe ndërkohë që Shqipëria emetoi një Eurobond prej 650 milion euro në nëntor të vitit 2021, është tepër e dyshimtë humarrja prej 500 milion euro, që e çon borxhin publik nga 107% në vlera akoma edhe më të larta.
Sa kohë Qeveria ka arkëtuar 520 milion dollarë nga rritja e çmimeve, ndërkohë që çmimet në treg nuk janë ulur, atëhere përse merren edhe 500 milion euro hua dhe për çfarë? Është shumë e qartë se fondet e grumbulluara si pasojë e inflacionit të lartë nuk do të përkthehen në më shumë shërbime për qytetarët, por do të abuzohen nga hajdutët e “Rilindjes”, pra do të merret borxh për të financuar korrupsionin dhe skandalet e panumërta financiare."- tha Meta.
Sipas Metës do të ketë një ngadalësim të rritjes ekonomike për vitin 2023. .
"Rritja ekonomike per vitin 2023 do ngadalsohet nga 3.5% ne parashikimin fillestar ne 2.2%. Per vitin 2023 Shqiperia do te jete vendi me rritjen me te ulet ekonomike krahasuar me vendet e rajonit, Pra Shqipëria vazhdon të jetë vendi më pak konkurrues në rajon. Transparenca dhe llogaridhënia para opinionit publik, në kushtet kur borxhi i radhës prej 500 milion euro do të rëndojë sërish në kurriz të tyre, është një detyrim i pakapërcyeshëm. Pyetje që me të drejtë ngrihet në këtë rast është se si ka mundësi që ndërkohë që merret borxh pas borxhi, kjo nuk sjell asnjë efekt pozitiv për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, përkundrazi projeksionet e institucioneve prestigjoze ndërkombëtare flasin për përkeqësim të treguesve ekonomikë dhe socialë."- tha Meta.
Sa i përket krizës energjetike dhe projektligjit të propozuar nga qeveria, Meta sërish ka rezerva. Kreu i Partisë së Lirisë shprehet se partia e tij ka depozituar një kuvend një projektligj për sektorin e energjisë por është refuzuar nga mazhoranca.
“Që për vetëprodhuesit, ndërtimi i kapaciteteve të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në 2MË që prodhojnë energji elektrike nga dielli, miratohen nga Operatori i Shpërndarjes, pra jo deri në 0.5 MgË por 2 MgH”. Duke e gjykuar se në këtë mënyrë u vijmë në ndihmë familjeve dhe bizneseve që nuk e përballojnë dot koston aktuale të çmimit të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë kontribuojmë që t’i jepet fund korrupsionit të blerjes së energjisë elektrike dhe të gjitha pengesave burokratike për të shfrytëzuar burimet e reja energjetike dhe nevojat në rritje për energji.
Projektligjet e Partisë së Lirisë megjithëse të depozituara prej disa muajsh në Kuvend, janë bllokuar nga “Rilindja” dhe lejohen të shqyrtohen sepse Qeveria ka interes vetëm që korrupsioni të vazhdojë dhe qytetarët të grabiten. Pra për të shmangur gjithë këto kosto ekstra dhe aspak efektive për buxhetin e shtetit vlerësojmë se miratimi i nismës ligjore të propozuar nga Partia e Lirisë është jo vetëm një ndihmë e shtuar për buxhetet familjare dhe financat publike, por u jep fund edhe të tilla praktikave korruptive të Qeverisë për blerjen e energjisë."- tha Meta.
Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend disa propozime për ndryshime të ligjit nr.7 për energjinë e rinovueshme. Sipas Metës këto ndryshime do ju jepnin mundësi qytetarëve që të aplikonin energjinë e rinovueshme, për të shmangur humbjet në rrjet.