Meta në paraburgim/ Prençi: Asnjë serial killer nuk është arrestuar ashtu! Meçe: U zbatua ligji, kishte rezistencë! Poli Hoxha: Duhet të dalim nga ky debat

Arrestimi i bujshëm i Ilir Metës u debatua mbrëmjen e sotme në 'Frontline', Report Tv. Ish shefi i forcave operacionale Shemsi Prençi, komentoi momentin e arrestimit të Metës, që sipas tij është jashtë çdo parimi.

'Shqipëria në një fazë të rëndësishme të integrimit në BE. U çel grupkapitulli i parë me të drejtat e njeriut. Si person i interesuar për ligjshmërinë lexova ligjin për policinë e shtetit. Në nenin 7 policia ka përzgjedhur si model policimin demokratik bazuar në 12 parime, proporcionaliteti, paanshmëria etj. Të gjithë ekspertët i kam ftuar vetëm një parim që është respektuar në arrestimin e ish presidentit të Shqipërisë. Nuk ka asnjë rast të serial killerave, të krerëve të grupeve të strukturuar që të jenë arrestuar në atë formë si ish president.

Uroj të mos ketë pasur urdhër mbi veten policia. Nëse ka vepruar për të diskredituar ish presidentin, ka diskretiduar veten. Ishin jashtë çdo standardi demokratik. Së pari gaboi SPAK, mund ta thirrtë në SPAK dhe ti komunikonte marrjen i pandehur dhe ti vinte prangat. Mund ti çonte patrullën në zyrë, shtëpi. Ka ndonjë polic që i dha urdhrin e arrestit? Ishte veprim terrorist. Muajin tjetër futet SPAK në kryeministri, për cilin ta tregoj pastaj.'

Arben Meçe nuk sheh asnjë paligjshmëri në arrestimin e Metës, por shikon rezistencën e këtij të fundit ndaj urdhrit të policisë.

'Çështja kryesore që ish presidenti, ish kryeministri ka dalë urdhër arresti. E kemi anashkaluar këtë proces me si e arrestoi policia. Pjesë e agjendës politike. Ajo është finalja e këtij provokimi. Merreni xhirimin nga fillimi. Në xhirim kemi momentin kur reagon Meta, është momenti kur xhirojnë njerëzit. Regjistrimi fillon kur fillon reagon Meta. Ka nja 30 sekonda para regjistrimit kur jepet letra. Operacion i studiuar. Asnjë parim nuk është shkelur. Sepse nuk është shkelur ligji. Këto janë forcat që bëjnë arrestimin. Është zbatuar një urdhër i dhënë nga gjykata, arrest. Nuk gjej diskriminim, por rezistencë.'

Analisti Poli Hoxha mendon se duhet të dilet nga ky debat.

'Ka dy ditë që bëhet ky debat. Nëse policia e ka shkelur, është plus për zotin Meta, është turp. U pyet zoti Gjokutaj a do ta çoni, tha po e mendojmë. Kjo çohet në gjykatë. Atje shkojnë pamjet reale. Del biseda, del mënyra e komunikimit dhe mbyllet kjo çështje.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
'Na ka ardhur në majë të hundës me amerikanët', Burimi shpërthen në 'Frontline': Duan fitoren e PS-së! Këtu në perëndim nuk i durojmë më

Analisti Genc Burimi shpërtheu në Frontline kundër ndërhyrjeve amerikane në Shqipëri dhe sistemin e drejtësië. Sipas tij në perëndim po i vjen në majë të hundës nga amerikanët. Ai shton se amerikanët nuk duhet të ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë dhe se ata dëshirojnë fitoren e PS-së.

'Sinqerisht non gratat nuk i kuptojmë këtu në Francë. Është instrument amerikan. Që kur u shpall non grata një gjyqtare e Hagës që kërkoi hetim për ushtarët amerikanë në Afganistan. Jemi vend i vogël. Amerika është një vendi me dy standarde. Mos u merrni me Amerikën. Amerika po të luftonte korrupsionin ta vinte qeverinë serbe në bojkot pasi një non grata si Vulin e bënë zv. kryeministër. Neve në perëndim prania e amerikanëve na ka ardhur në majë të hundës. Non grata nuk ka pikë vlere. Amerikanët të mos hyjë në drejtësinë shqiptarë. Amerikanët duhan fitoren e PS.

Këtë drejtësi dua ta shoh të fortë me të fortët. Si në Bosnje kur u mor me kryeministrin në detyrë. Të bëjë kryeministri fushatë në SHBA me paratë e juaja është krim zgjedhor.'

Ora 22:26
'Klasa politike duhet bërë rrafsh', Pano Soko: SPAK ka sjellë standardin e pandëshkueshmërisë! Më parë vidhnin dhe nuk iu hynte gjemb në këmbë

 

Pano Soko nga Nisma Thurje thekson në 'Frontline' Report Tv se SPAK ka sjellë një standard të ri në Shqipëri të panjohur më parë, ai i pandëshkueshmërisë. Nga ana tjetër ai mendon se klasa politike duhet të pastrohet dhe bërë rrafsh.

'SPAK ka sjellë standardin e pandëshkueshmërisë. Nëse vidhnin më parë para përmes tenderave dhe nuk iu hynte gjemb në këmbë. SPAK ka sjellë këtë standard që kush prek para publike vjen tek drejtësia. Pastrimi i klasës politike, rrafsh, duhet marrë rrafsh klasa politike. Do bëhet vetëm me votë. Shoqëritë evoluojnë, kanë shumë shoqëri që e humbasin trenin e mundësisë. Si Venezuela, që tani është në dorë të autokratëve. Shoqëria shqiptare duhet ta kapi këtë moment. Shqipëria do e bëjë këtë gjë si Kosova, që i fshiu rrafsh.'

Ora 22:16
Poli Hoxha paralajmëron për Metën: Do ketë non-grata të tjera! Pritet vetëm ambasadori i ri i SHBA

 

Analisti Poli Hoxha paralajmëroi në Frontline se do të ketë së shpejti dhe non grata të reja duke aluduar për Ilir Metën tani që u vu në arrest në burg.

Sipas analistit pritet vetëm ardhja e ambasadorit të ri.

'Pas zgjedhjeve në SHBA, që për mendimin për ne nuk ndryshon gjë pavarësisht nga stekat që ngrihen. Pas zgjedhjeve do vijë ambasadori. Priten non grata. Edhe nga Britania e Madhe. Më kryesorja të vijë ambasadori.'

Ora 22:03
'Ti ke qenë zvarranik i oligarkëve', Prençi debat të ashpër me Meçen: Je shumë i vogël përballë Arben Meçes ti

 

Shemsi Prençi dhe Arben Meçe debatuan ashpër në 'Frontline', Report Tv teksa flisnin për arrestimin e Ilir Metës. Sipas Meçes, Prençi manipuloi teksa po mbronte Metën për arrestimin ndaj tij si jo parimor nga forcat operacionale.

Prençi: Duhet të vijë turp.

Meçe: Manipulim i ligjit, manipulim i së vërtetës. Pretendoje të manipulohej dhe të vërteta. Nuk i dërgon akuza Meçes, je shumë i vogël përballë Arben Meçes.

Prençi: Më the polic, tu drejtova inxhinier. Ti je kapter ti?

Meçe: Polic e ke titullin dhe nuk është ofendim. Lulzim Bashën e kam shkelur me këmbë. Është i pandehuri im.

Prençi: Të qëroi, i vetmi politikan që të fshiu ty. Të fshiu.

Meçe: Një person i shkelur që e ka për turp të quhet polic.

Prençi: Ti ke qenë zvarranik i oligarkëve.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 25/10/2024 08:04

    Ky Burimi është i vetmi shqiptar në emigracion që përkrah kriminelët e këtij vendi. Më vjen për të vjellë kur e dëgjoj të flasë si francez kur me ato që thotë ngjan si iranian dhe si koreano verior.

    Përgjigju
  • arber: 25/10/2024 03:13

    Prenci nje polic i koorriptuar , por edhe nje malok qe nuk i ka ikur akoma era e bajgave kur kulloste lopet. Te gjithe hajdutet ne mbrojtje te kryehajdutit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë