Presidenti i vendit Ilir Meta ditën e sotme ka vizituar disa familje të prekura nga tërmeti në fshatin Shkafanë të Durrësit. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se situata paraqitet e rëndë dhe se duhet bërë gjithçka për të tejkaluar situatën emergjente. "Tërmeti ka goditur rëndë dhe Shkafanen në Ishëm, me pasoja shkatërrimtare për shtëpitë e shumë banorëve të kësaj zone. Të bëjmë gjithçka për të kaluar këto momente tepër emergjente deri në tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme". Gjatë vizitës ka ndodhur edhe një 'incident' me njërin prej banorëve, i cili po i ankohen Presidentit, ndërsa njëri prej shoqëruesve të kreut të shtetit i kërkoi që të pushtonte.
Banori Kasem Gjeta: Më bën shtëpinë? Ilir Meta: Po me qetësi do të rregullohet, po nuk bëhet brenda ditës. Merrja pak emrin Banori Kasem Gjeta: Cfarë ke ti o Pop, që thua mos fol, që thua qepe, ti e ke lokalin në rregull, rri urtë? Ilir Meta: Popi më tha pse hajde shkojmë te xhaxhai Banori Kasem Gjeta: Jam 77-vjeç, pa fëmijë, pa djalë pa gocë, pse thotë ai qepe? Popi: Të thashë mos bërtit, jo qepe, a do me rregulluar gjërat Banori Kasem Gjeta: Rri urtë Popi