MOBILIZIMI/ Rama: Mbi gërmadhat e pallateve të rrënuara do të ndërtohen çerdhe

 MOBILIZIMI/ Rama: Mbi gërmadhat e pallateve të rrënuara do të ndërtohen çerdhe

TIRANË - Pesë ditë nga tërmeti i 26 nëntorit disa banorë të cilët kanë pësuar dëme në banesa, por edhe të tjerë të cilët refuzojnë të kthehen në shtëpi për shkak të frikës, janë strehuar në çadra dhe hotele.

Ndërkohë grupet e punës po vijojnë inspektimet por të vlerësuar çdo ndërtesë të prekur nëse është apo jo e dëmtuar.

Mijëra qytetarë dhe biznese vijojnë të tregohen solidarë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Po ashtu edhe qeveria shqiptare është mobilizuar për tu ardhur në ndihmë të gjithë banorëve të prekur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:15
7 ekspertë nga Amerika do të bëjnë inspektimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti

1575213443_met.jpg

 Presidenti Ilir Meta ka informuar se ditën e sotme është vizituar nga Mark Gjonaj, këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Bashkë me të kanë ardhur edhe 7 ekspertë nga Amerika të cilët do të bëjnë inspektimin e shkollave.

Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.
Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.
Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira”
, ka shkruar Meta në statusin e tij.

Postimi i Metës
Ora 15:42
Meta në Shkafanë të Durrësit, 'incident' mes banorit dhe shoqëruesit të Presidentit

Presidenti i vendit Ilir Meta ditën e sotme ka vizituar disa familje të prekura nga tërmeti në fshatin Shkafanë të Durrësit. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se situata paraqitet e rëndë dhe se duhet bërë gjithçka për të tejkaluar situatën emergjente. "Tërmeti ka goditur rëndë dhe Shkafanen në Ishëm, me pasoja shkatërrimtare për shtëpitë e shumë banorëve të kësaj zone. Të bëjmë gjithçka për të kaluar këto momente tepër emergjente deri në tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme". Gjatë vizitës ka ndodhur edhe një 'incident' me njërin prej banorëve, i cili po i ankohen Presidentit, ndërsa njëri prej shoqëruesve të kreut të shtetit i kërkoi që të pushtonte.  

Banori Kasem Gjeta: Më bën shtëpinë?
Ilir Meta: Po me qetësi do të rregullohet, po nuk bëhet brenda ditës. Merrja pak emrin
Banori Kasem Gjeta: Cfarë ke ti o Pop, që thua mos fol, që thua qepe, ti e ke lokalin në rregull, rri urtë?
Ilir Meta: Popi më tha pse hajde shkojmë te xhaxhai
Banori Kasem Gjeta: Jam 77-vjeç, pa fëmijë, pa djalë pa gocë, pse thotë ai qepe?
Popi: Të thashë mos bërtit, jo qepe, a do me rregulluar gjërat
Banori Kasem Gjeta: Rri urtë Popi

Ora 15:01
Deputeti i opozitës së re: Tani bashkë pa hipokrizi, në fund hesapet

Deputeti i opozitës parlamentare Alban Zeneli ka komentuar situatën pas tërmetit, dhe përballimin e situatave deri më tani. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Zeneli shprehet se situatës së rënduar të qytetarëve të prekur nga tërmeti po u shtohen dhe disa qendrime jo të duhura nga ana e politikanëve.

“Sot, çdo mendim është se si të japim ndihmë e kontribut në këtë situatë që ndodhen shqiptarët duke filluar me familjet që kanë humbur të afërmit, ata që janë lënduar e kanë humbur pasurinë, por me e keqja kanë humbur dhe qetësine shpirtërore. Për fat të keq, vëzhgohet lehtë se këtë stres po ia shtojnë dhe disa qendrime aspak të duhurat, e as në kohën e duhur. Mendoj se detyra e parë e të gjithëve është të merremi, jo me atë çfare ndodhi, por me atë se si të perballojmë e si do të dalim nga kjo fatkeqesi, qe na ka e sjellë natyra por e shtuar nga njeriu.”

Zeneli u bën thirrje gjithë shqiptarëve për kontribut dhe bashkim, pa hipokrizitë e Ramës dhe Bashës. Sipas tij, shqiptarët do e vendosin vetë cfare do bëjnë me keta të gjithë, pasi gjithçkaje ti jepet zgjidhje. “Bashke pa hipokrizi Rama, Basha, e te gjithe pas tyre. Pasi fatkeqesia te kaloje, pasi shqiptarët të jene me të qetë le të vendosin vetë çfarë do bëjnë me keta të gjithë. Ne fund hesapet!, shkruan Zeneli.

Ora 14:29
Basha në Kombinat: Banorët kanë nevojë urgjente për ndihma nga shteti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë në njësinë administrative nr.6 në Tiranë, ku kanë pësuar dëme disa banesa si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të rënë me 26 nëntor.

Kreu i PD, me anë të një statusi në rrjetet sociale, thekson se këta banorë kanë nevojë për vlerësim dhe përkrahje. Sipas Bashës në këtë njësi administrative nga bizneset janë strehuar 40 familje.

"Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre. Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit! " shkruan Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, inspektoi gjithashtu edhe njësinë 8 e 4,  ku ka dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më e prekura nga zonat është Kombinati, ku banorët dëshmojnë se janë në mëshirë të fatit. Pasojat e rënda të tërmetit janë të dukshme në banesat e tyre.

Situata më e rëndë është në objektet e ish fabrikës së qelqit të cilat rrëzikojnë të shemben plotësisht. "Rrezikon të bjerë objekti. Ka krisje në kollona", janë shprehur qytetarët.

Në rrugën Skender Sallaku, një pallat 13 katësh me 50 familje kishte krisje të rënda në kollona.

Në Rrugën Riza Cerova, një pallat i ndërtuar 2 vitet e fundit është krisur rreth e rrotull.

Falë ndihmës së një biznesmeni të zonës, arritën të sistemohen në një hotel disa prej familjeve të rrezikuara, duke u siguruar strehim, ngrohje dhe ushqim.

Ora 14:06
Meta në Bubq, viziton banorët e prekur nga tërmeti: Pasojat janë tronditëse, tani të përballojmë sa më mirë emergjencën

1575205673_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit. Meta shkruan se është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

"Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë!", shkruan Meta.

Ora 12:18
Tërmeti me viktima në Shqipëri, Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

1563266415_metaa.jpg

Presidenti Ilir Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i presidentit për mediat Tedi Blushi. Blushi njofton se mbledhja do të thirret në orën më të përshtatshme në varësi të situatës.

"Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës", njofton Tedi Blushi.

Ora 11:07
'Kam 5 ditë pa gjumë, s'do fle këtu', Rama batuta në Kënetë: Sa frikacakë ju nga Gramshi, do më kërkosh punë shteti tani (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama bashkë me ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca, bashkë me ekspertët francezë kanë vizituar disa banesa në zonën e ish-Kënetës në Durrës duke parë nga afër dëmet në banesat e tyre. Gjatë komunikimit me ekspertët francezë Rama tha se duhet dhënë më shumë siguri dhe besim te banorët duke evidentuat problemet që kanë banesat e tyre.

Rama: Është shumë e rëndësishme sepse siç e dini, sepse për të gjithë ka probleme. Është e rëndësishme për të dhënë më shumë besim dhe siguri.  Duhet ndarë se çfarë problemi kanë banesat e tyre.

Eksperti francez: Të gjithë duhet të dalin jashtë banesave. Në këtë pjesë duhet të qëndrojnë vetëm inxhinierët.

Më pas Rama vizitoi një familje në zonën e Kënetës duke shkëmbyer edhe disa batuta me të zonjën e shtëpisë.

Rama: Kam pesë ditë pa gjumë, nuk do fle këtu. Nuk kemi ardhur për të fjetur. Të gjithë nga Gramshi keni ardhur, sa frikacakë qenkeni ju nga Gramshi. Do më kërkosh punë shteti tani ti.

Banorja: Jo më dua një punë të punoj, në market atje.

Ora 10:55
Rama me banorët në Durrës: Si rrini këtu, shkoni more vlla në hotel! Me këtë që panë me sy 'inxhinierët', godinat do rrinë në ajër (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë në zonën e Durrësit ku ka parë nga afër disa banesa të dëmtuara nga tërmeti. Rama tha se do verifikohen dëmet ndërsa i bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë jashtë banesave deri sa të bëhet vlerësimi i tyre.

Rama: Do shohim kush janë me dëmtime të brendshme. Aty ku është prekur struktura do i bëjmë të reja.

Banori: Nuk na dhimbset jeta jonë, na dhimbset jeta e fëmijëve

Rama: Si rrini këtu nuk e kuptoj. Shko more vëlla, në hotel. Ku do lahesh, këtu do lahesh. Kur të thonë mos u fut këtu, mos u fut.

Banori: Është faji im, nuk është faji i shtetit

Rama: Nuk po të them që e kam fajin unë. Shkoni në hotel të qetësoheni. Merruni me kalamajt. Do dalë analiza e kësaj dhe do ju thonë bëhet nuk bëhet.

Banori: E kanë parë dhe na kanë thënë se godina mund të riparohet. Duhet të dimë si do funksionojë

Rama: Me këtë që panë këta do e bëjnë dyfish, që të bëhet ça të bëhet të rrijë godina në ajër. Ikni te fëmijët se nuk janë mirë. Çfarë do i bëni godinës. Në pallatet e reja janë hedhur kate pas katesh. Është nisur për 2 e kanë shkuar 7. Këto janë problemet.

Ora 10:24
Veliaj nga Kashari: 15 grupe inspektimi me specialist vendas e të huaj, 20 pallate në Tiranë të pabanueshëm


Bashkia e Tiranës ka shtuar grupet e punës së terrenit me specialist vendas dhe të huaj për të bërë sa më shpejt inspektimin dhe përcaktimin e dëmtimit që ka pësuar çdo pallat dhe banesë private në Tiranë. Nga Kashari ku së bashku me kryeministrin Edi Rama panë nga afër situatën e krijuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, Veliaj informoi se aktualisht po punojnë 15 grupe ekspertësh të cilët po bëjnë inspektimin e specializuar në terren mbi gjendjen e çdo pallati dhe banese private dhe për të përcaktuar nëse kategorinë e dëmtimit dhe nëse janë të banueshme ose jo. 

“Sot kemi bërë në Tiranë 15 grupe inxhinierësh se ky ka qenë meraku më i madh. Në 15 njësitë urbane janë çiftuar instituti i ndërtimit me kolegët që keni sjell ju nga jashtë grek, bullgarë, italian, amerikanë që të marrin edhe një opinion të dytë. Kjo është për të krehur të gjithë pallatet e Tiranës, sigurisht do të marri kohën e vet një pallat merr një orë e gjysmë - dy orë që të bëhet verifikimi me themel”, tha Veliaj.

Ai shtoi se deri më tani janë konstatuar rreth 20 pallate në Tiranë që kanë dëmtime serioze dhe që nga ekspertët janë përcaktuar sit ë pabanueshëm. “Për disa pallate ne kemi marrë vendimin për evakuim, janë 20 pallate të tilla përfshirë edhe godinat me familjarë në institut bujqësorë, në QS edhe ato do të evakuohen që janë amortizuar prej vitesh”, u shpreh Veliaj. 

Ndërkohë që sa i përket situatës për menaxhimin e situatës së strehimit të familjeve që iu janë dëmtuar shtëpitë në zonat e fshatit dhe që e kanë të lidhur jetën me aktivitetin bujqësore dhe për rrjedhojë nuk mund të zhvendosen në hotele dhe qendrat sociale, Veliaj bëri të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë shpërndarë rreth 160 çadra dimërore. “Në pjesën e fshatit mbrëmë kemi instaluar edhe 160 çadra të reja flas çadra industriale që janë me paketë dimërore”, shtoi Veliaj. 

Po ashtu kreu I bashkisë së Tiranës bëri të ditur se familjet që i janë prishur shtëpitë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë në 26 nëntor do të kenë mundësi që të marrin lejen e ndërtimit për objektin e ri brenda 24 orësh. “Në fshat i kemi ndarë në dy kategori, në një kategori si rasti i Luanit që kishim këtu i cili e ka mundësin të ndihmoj kunatën e vet me dy jetim dhe Bashkia jo vetëm jep lejen 24 orëshe që keni miratuar ju, dhe fillon e bënë vet, ne mund ti japim vetëm bazën materiale, kurse të tjerët si rasti i zotërisë që e ka gruan me diabet që do një çadër dimërore aty pastaj prap kemi dy kategori. Kur njeriu ka tokë edhe ka bagëti dhe nuk do të largohet nga fshati do ja ribëjmë shtëpinë aty, në momentin që s’ka tokë s’ka bagëti dhe se ka problem fare të shkosh në Yzberisht unë do ta propozoj sot në orën 3 në takimin që keni thirrur ju për rindërtimin dhe të themi kush nuk ka lidhje me fshatin por thjesht rri për inerci të shtëpisë së vjetër është më mirë t’ja blejmë shtëpinë në Yzberisht që të ketë fëmijët edhe shkollën afër meqë nuk ka edhe bagëti edhe tokë dhe të dyja rastet ti zgjidhim me strehim, pra o rindërtojmë këtu ku i kemi asetet ose të japim një shtëpi në Tiranë me këtë blerjen që kemi propozuar”, tha Veliaj.

Ora 10:23
Rama me banorët e Kasharit: Bëni Durim! Veliaj: Kemi shpërndarë 160 çadra dimërore (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë qenë të pranishëm në Kashar për të parë nga afër banesat e prekura nga tërmeti.

Rama është pritur nga banorë të shumtë të zonës së Kasharit, ku u ka bërë thirrje që të bëjnë durim pasi të gjitha gjërat do të rregullohen me kalimin e kohës.

"Do ti rregullojmë të gjitha. Jemi mërzit pak por do t'i rregullojmë të gjitha" tha Rama

Ndërkohë në video shihet edhe një banesë e dëmtuar rëndë ku ka një çarje të madhe në kollonë. Këtë e ka vërejtur edhe kryeministri Rama i cili ka thënë se kjo është një çarje tipike që nuk ndërtohet dot më.

"Kjo është çarja tipike që nuk bëhet më" tha Rama, teksa shikonte çarjen e murit.

1575192252_rama.jpg

Ndërkohë kreu i bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se janë  ngritur 15 grupe pune që po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Tiranë. Sipas Veliaj 20 pallate janë nxjerrë të pabanueshëm dhe familjet janë evakuuar.

"Sot në Tiranë kemi bërë 15 grupe inxhinierësh. Me kolegët që keni sjellë ju nga jashtë që të marrin një opinion të dytë. Do të vëzhgohen të gjitha pallatet. Sigurisht që merr kohën e vet. Një pallat merr 1 orë e gjysmë 2 orë. 20 pallate kemi marrë vendimin për evakuim. Godinat në institut në Qytet Studenti. Në fshat kemi instaluar 160 çadra industriale me paketë dimërore. I kemi ndarë në dy kategori.  Kur ka tokë dhe bagëti, do tua ribëjmë shpinë atyre. Ndërsa për të tjerët do të bëjmë propozimin për të ardhur në Yzberisht psh, Ose e rindërtojmë këtu ose në Tiranë." tha Veliaj.  

Ndërsa Rama ka thënë se banorët duhet të zgjedhin vetë nëse do të jetojnë aty ku kanë qenë apo të bëhen me një shtëpi në Tiranë.

"Ata që se kanë tokën është vështirë për ta rindërtuar në tokë tjetër. Kështu që ne do ta bëjmë të gjithën. Duhet pak durim . Nuk është fundi i botës për një plasje. Rregullohen, por duan kohën e vet edhe ata. prandaj kemi marrë ekspertë të huaj. Me vulë e firmë." shtoi Rama.

Ora 10:05
Pas tërmetit, Xhaçka falënderon efektivët e FA: Do fuqizojmë strukturat tona të emergjencave civile

1575191252_xhacka.jpg

Pesë ditë pas lëkundjeve të tërmetit që shkaktoi 51 viktima, Forcat e Armatosura janë ende në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo tragjedi. 
Me përfundimin e operacioneve të kërkim – shpëtimit, Forcat e Armatosura janë përqendruar në mbështetjen logjistike, duke transportuar ushqime, veshmbathje e detergjentë për njerëzit e mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor. 

Ministrja e Mbrojtjes e shoqëruar nga shefi takoi nga afër trupat e dislokuar në mjediset e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, të cilët i falënderoi për përkushtimin e treguar këto ditë gjatë operacioneve të kërkim – shpëtimit. 

Në bisedën e zhvilluar me ushtarakët e angazhuar, ministrja Xhaçka premtoi mbështetje më të madhe me pajisje e mjete për strukturat ku ata bëjnë pjesë, për të përmirësuar punën e tyre në rastet e çdo lloj emergjence civile. “Jo vetëm ju por edhe kolegët tuaj, ata në uniformë dhe ata pa uniformë që i janë gjendur pranë të gjithë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi e madhe kombëtare, faleminderit nga zemra gjithsecilit. Bravo ju qoftë! Jeni krenari! Dhe nuk janë vetëm fjalë sa për t’u artikuluar në të tilla raste, por po ju flas me zemër. Fuqizimi i strukturave tona do të vijojë. Edhe ato të kërkim – shpëtimit edhe ato të cilat duhet të jenë të dedikuara për emergjencat civile. Pastaj edhe për teknikën dhe mjetet, pajisjet, aparaturat që ju duhen për ta bërë punën tuaj më mirë. Patjetër që sakrifica dhe përkushtimi e profesionalizmi juaj janë të jashtëzakonshme, por duhet t’ju mbështesim më tepër që puna juaj të jetë sa më e mirë, dhe për këtë kemi nisur që tani bashkë me partnerët, jo vetëm siç u thashë të modernizojmë kapacitetet tona me teknikë të re, por edhe të ridimensionojmë të gjithë mënyrën se si kemi organizuar Forcën tonë të Armatosur, për të pasur ekipe të specializuara, të mirëtrajnuara edhe me mjetet e duhura jo vetëm të kërkim – shpëtimit por edhe të të gjitha fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile me të cilat mund të na duhet të përballemi nga tani e tutje. Edhe një herë faleminderit, faleminderit nga zemra.”- u shpreh ministrja Xhaçka. 

Në takimin me trupat e dislokuar në stadiumin “Niko Dovana”, ministrja Xhaçka shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku. 

Përveç shpërndarjes së ndihmave, Forcat e Armatosura vijojnë kujdesin në kampet me çadra të ngritura prej tyre në Laç dhe fshatin Bubq. 
Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arseni: 02/12/2019 20:24

    T'ja kishte shembur shtepine ketij hales tek gjiri lalezit......

    Përgjigju
  • Ilir meta e vërteta: 02/12/2019 18:10

    O ilir o hajdut me çizme po jep pra lek per hallexhit se ke vjedh pa ma. Nga lekët e vjedhura jep një pjes per popullin fukara. E lëre teatrin o shoku like edepsëzi.

    Përgjigju
  • Dionis: 01/12/2019 16:04

    Asnje te mos e prese kete president ,,,asnje,,,largojuni kur tju. Afrohet,,lereni si... ne shi...

    Përgjigju
  • Ermal: 01/12/2019 11:46

    Ik ore palle bej punen sic duhet bere se ngele vetem propagande dhe shpelarje truri per injorantet dhe torollaket.Do shkoje kryeministri edhe te vizitoje te demtuarit apo te shtruarit ne spital por kjo behet nje ore apo dy ore ne dite e jo te rrish gjithe diten para dhe pas kamerave dhe mikrofoneve.Aq me keq akoma qe vazhdon e tallesh me batuta me ata hallexhinj e fatkeq si psikopat narcizist qe je. Kryeministri nxjerr akte dhe vendime si organizohet strehimi i te pastreheve, nevojat e tyre, vleresimi i demeve, ekspertiza e shkaqeve, veprimet per te gjetur shtepi per te pastrehet.Keto vendime dhe akte behen publike per nevojtaret dhe te demtuarit qe te mos rrine njerezit e te verdallosen sa ketej andej se as nuk e dine dhe as njoftohen per asgje se si do ti zgjidhin problemet qe ju jane krijuar,sic po ndodh.Por kur e ke ne gjak shtirjet dhe jo ralitetin,fasaden dhe jo punen konkrete do besh keshtu sic ben psikopati qe na ka rene per pjese ta kemi ne krye.

    Përgjigju
    • meri: 01/12/2019 14:47

      Pse nuk konkuron per Kryeminister...,meqense qenke nji"GJENI "

  • redi: 01/12/2019 10:48

    Mendimi i qeverise, qe per banoret qe banesat e tyre do deklarohen te pa banueshme duhet te vendosen ne banesat qe sot jane stok, eshte shume i drejte ,bile sa me shpejt te vihet ne zbatim .Kryesorja eshte qe ne zonat bregdetare dhe ne ish keneta te behet me ligj e detyrueshme te mos ndertohet.Ne keneten e Durresit eshte bere nje kasapane me ndertimet pa leje dhe aty ujrat freatike jane shume afer prandaj bashkia mos te lejoj ndertimet ne menyre kategorike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë