Lobimi në SHBA/ Meta nga 313-ta çohet në SPAK nga tuneli! Avokati zbulon çfarë tha Presidenti i PL-së para prokurorëve

 

Pas marrjes në pyetje të Ilir Metës, foli për mediat avokati i tij Genc Gjokutaj jashtë ambjenteve të SPAK. Gjokutaj bëri me dije se Meta u pyet sot nga prokurori Sotir Kllapi në prani të OPGJ-së lidhur me lobimin në SHBA.

'Sot në orën 10 e gjysëm ishte planifikuar pyetja e Metës nga prokurori Kllapi dhe oficeri Maksim Bejko. Në fakt pyetja filloi me një kërkesë të Metës i cili donte të dinte ç’bëhet me kallëzimin e rrëmbimit të masës së sigurimit më 21 tetor. Por prokurorët thanë që kjo çështje nuk është caktuar atyre për objektivitet janë caktuar të tjerë. Sot u pyet për lobimin në Amerikë. Meta ishte bashkëpunues dhe sqarues për aq sa kishte dijeni dhe mbante mend pa iu referuar akteve që do na vihen në dispozicion.'

'Sot proces verbali u firmos dhe seanca u realizua. Prokurori ishte vetëm me OPGJ. Seanca e dedikuar. Nuk u diskutua që do pyesnin për këtë apo atë. U pyet vetëm për lobimin. Ne nuk na janë vënë në dispozicion letërporosia. Atë herë do flasim në detaje. Është dhe çështje matematikore.'

Ndërsa sa i përket deklaratës së Metës dje në Facebook, se pas marrjes në pyetje do fliste për mediat, Gjokutaj tha se Meta bëri një kërkesë të tillë por nuk iu pranua.

'Zoti Meta tha është e mundur të komunikoj me mediat i thanë është e pamundur. Dhe për këtë arsye jam unë me shall këtu.

Zoti Meta nuk diskutohet për të dhënë shpjegime dhe për të qenë bashkëpunues në lidhje me organin e hetimit. Një nga këto seancat ishte sot. Për hir të së vërtetës, zoti Meta në të gjitha seancat, edhe në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes është pyetur 4 herë dhe ka dhënë shpjegime të detajuar.   Zoti Meta përballë këtij proces nuk ka zgjedhur heshtjen as shmangien por përballjen me fakte e akte që prokurorët kanë në dispozicon.

Rekursi do paraqitet brenda afatit ligjor. Po e përfundojmë. Meta i kërkoi prokurorëve ç’bëhet për çështjen McGonigal, inceneratorët. Ai është lideri i opozitës dhe sigurisht që PL ka bërë kallëzimet përkatëse dhe u interesua për këto çështje. Prokurorët thanë që nuk mund të përgjigjeshin. Ata sugjeruan që me anë të një kërkesë ti drejtohet një organi të SPAK për aq sa ata do vlerësojnë.'


Lajmi kryesor:

Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump kërcënoi se do e pushtojë me forcë 'Kanalin panamez', revoltohet ministri i Jashtëm i Panamasë: E kemi fituar me luftë

Donald Trump kërcënoi se do e pushtojë me forcë 'Kanalin panamez', revoltohet ministri i Jashtëm i Panamasë: E kemi fituar me luftë