Pas protestës në shesh ditën e djeshme, kreu i PL-së Ilir Meta ka publikuar një foto ku shkruan se Shqipëria po u përket të rinjve. Teksa poston një foto nga protesta e mbrëmjes së kaluar e opozitës së bashkuar në Tiranë, duke i kthyer përgjigje udhëheqësve fetarë që shprehën shqetësim disa ditë më parë për largimin e shqiptarëve nga vendi, shkruan se kjo tokë i përket të rinjve dhe të rejave tona.

“Shqipëria u përket të rinjve! Pyetjes aq të ndjerë të udhëheqësve tanë fetarë se kujt do t’ia dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen: Askujt përveç të rinjve dhe të rejave tona”, shkruan Meta.

Postimi i Metës në Facebook

Një falenderim për protestuesit e ka bërë edhe Sali Berisha. Me anë të një postimi në Tik Tok, Berisha ka falënderuar qytetarët që mbushën sheshin, në atë që e quajtur protesta më e jashtëzakonshme që ka njohur Tirana.

Një ditë më parë Sali Berisha dhe Ilir Meta protestuan para kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhën një lumë akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
‘Treni ynë nuk ndalet më’, Berisha reagon pas protestës së djeshme: Më e jashtëzakonshmja që ka njohur Tirana!

Sali Berisha ka reaguar për herë ë parë protestën e mbajtur ditën djeshme. Me anë të një postimi në Tik Tok, Berisha ka falënderuar qytetarët që mbushën sheshin, në atë që e quajtur protesta më e jashtëzakonshme që ka njohur Tirana.

“Mirëdita miqtë e mi të TikTok. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur! Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë! Faleminderit shumë!”, tha ai.