Kërcënimet apo paralajmërimet e presidenti Ilir Meta ditën e sotme se do të thërrasë edhe një tjetër tubim si ai i 2 marsit që do të sjellë dhe rrëzimin e qeverisë, për Petro Koçin janë marrëzi të Ilir Metës, i cili po i bën shpesh duke treguar jo vetëm sjellje partiake por dhe çoroditje mendore. Koçi e ka cilësuan Ilir Metën si presidentin më të keq në vend, edhe më i keq se Sali Berisha, i cili në atë kohë ishte haptazi edhe komandant i PD-së.
Në emisionin "Repolitix", Petro Koçi tha se Meta me sjelljen dhe gjuhën e tij partiake ia ka kaluar edhe Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit duke dalë hapur se është ai që e drejton ende LSI-në dhe se me manifestimin e që paralajmëron se do të zhvillojë për Koçin është mënyra për të bërë fushatë elektorale për LSI.
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka kritikuar ashpër edhe LSI duke e cilësuar si partinë më të korruptuar dhe të paskrupullt në vend.
"Sjellja e Metës si President është tejet politike dhe partiake dhe shpeshherë me çoroditje psikologjike e mendore. Qëndrimi kritik ndaj qeverisë është e pranueshme, por fjalori i tij është skandaloz, ja tejkalon Bashës e Monikës. Këtu nuk kemi të bëjmë me diskutimin e një institucioni të pavarur nga qeveria dhe hajde se po luan rolin e pavarësisë. Meta haptazi ka shkelur formatin kushtetues kur duhet të jetë formati i unitetit të popullit. Me atë që ka bërë duke hedhur hapa pas me çdekretimin e zgjedhjeve është skandaloze, janë veprime që si ka bërë askush më parë. Është një president edhe me i keq se Berisha, i cili në atë kohë ishte haptazi komandant i PD-së. ky është haptazi komandant i LSI, që është partia më e korruptuar dhe më e paskrupullta në vend. Manifestimi për të cilin flet është prapë një marrëzi. Për çfarë do e bëj, të bëhet pjesë e fushatës elektorale? E ka të ndaluar pasi duhet të ruaj figurën e unitetit të kombit", tha Koçi
Presidenti Ilir Meta hodhi poshtë të gjitha se ka gisht në organizimin e protestave për vrasjen e Klodjan Rashës, ndërsa shtoi se ai do të zhvillojë edhe një tubim të fundit, por që ajo do të sjellë edhe rrëzimin e qeverisë.
fli igjete pedro nuk le fatos nano te beje mete ne mintinge apo vilson ametidjali enveri apo sernipi ismail qemali nipi fan noli apo sternipi alipasha tepelena sternipi amete kurte pasha apo do tregoje 14 shtatori 26 maje
PërgjigjuPresident i kujt, 1 mil e rrefuzuan si “tabaka bakri” bashke me shemtiren . Jo ne gjunje te ulet po dhe barkas te shtrihet nuk ka budalla ta besoje ...
PërgjigjuEshte hajdut dhe duhet te shkoje ne burg, jo te leni President
Përgjigju