Denoncimi për ujësjellësin e Memaliajt/ Meta: Ky s’është rast i veçantë do nxjerrim edhe të tjera! Pazaret bëhen më përpara

 

Kryetari i PL-së, Ilir Meta në një konferencë live ka zgjedhur të hedhë akuza ndaj qeverisë për ujësjellësin të prezantuar nga Rama më 7 prill i cili ende nuk ka nisur punimet.

Meta paralajmëron se do të nxjerrin të tjera raste si këto.

'Shteti banditësh dhe jo të një shteti të së drejtës, të demokracisë të funksionimit të ligjit të përgjithshëm të meritokracisë, konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Është e qartë që nuk kemi të bëjmë më një rast të veçantë do nxjerrim dhe të tjera. Pra, në shtetin e këtyre banditëve,  gjithçka bëhet fakt i kryer, pazaret bëhen më përpara.

Tenderi është formal si çdo gjë tjetër, por edhe kontrata (se pa të nuk nis projekti) lidhet pas 3 muajsh.

Ua kam thënë  që përgjigjet e Ramës do jenë para ligjit, me firmat, provat dhe ligjet e tij, s’do falsifikojmë asnjë.

Rasti më i shkëlqyer, kur partia dhe shteti shkrihen në një, partia vendos që do të nisin në 7 prill punimet. Fillon puna, del në Tv ndërkohë formalisht letrat bëhen për tenderin më vonë dhe për kontratën bëhen pas 3-4 muaj në qershor. Këtu është vrarë shteti i së drejtës, është vrarë merita, konkurrenca etj.'- tha Meta 


Lajmi kryesor:

Partia e Lirisë: Punimet në ujësjellësin e Memaliajt nisën pa u shpallur fituesi i tenderit! Rama e përdori për fushatën elektorale të 25 prillit


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat