Meta: Po të kisha më pak probleme në vendin tim, do bëja më shumë për Kosovën! Ju jap fjalën se do bëj më tepër nga mëngjesi i 25 korrikut

 

Presidenti Ilir Meta ka premtuar nga Kosova se sapo të lërë detyrën e presidentit, do të bëjë më shumë për Kosovën. Në konferencën për shtyp me homologen Vjosa Osmani u shpreh se nëse do të kishte më pak probleme në Shqipëri, do të bënte më shumë për Kosovën. Megjithatë thotë me bindje se edhe presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të vijojë të ketë marrëdhënie të shkëlqyer me institucionet e Kosovës.

“Kam detyrën kushtetuese, për vete morale sic e ka dhe cdo qytetar dhe e vetmja keqardhje që kam është që mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve. Por ju jap fjalën se nga 25 korriku në mëngjes, do të bëj shumë herë më tepër.

Kemi patur marrëdhënie të shkëlqyer me ju dhe të gjithë institucionet e Kosovës dhe do të vijojmë në të ardhmen. Jam i bindur se presidenti i zjgedhur i Shqipërisë do të vijojë këtë traditë shumë positive”, tha Meta.

Presidenti nuk la pa përmendur edhe luftën në Kosovë duke treguar se vetë emrat e qytetarëve atje si Saranda, Vlora, Shkumbini e Berati tregojnë se sa e fortë është vëllzëria jonë. Ndërsa shpreson që të punohet akoma më shumë që të për afruar Shqipërinë me Kosovën.

“Duke ardhur dje për në Prishtinë po mendoja ato 4 javët e para të situatës në Kukës pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s më 24 mars, ditën kur bëja 30 vjet dhe pata fatin të mos e festoja ku kisha planifikuar.

Buxheti i Shqipërisë ishte katastrofik dhe në momentet më të vështirë dhe që dukeshin si më të pashpresa, shkëlqeu fisnikëria e kuksianëve në mënyrë të vecantë, edhe ata të pambështetur nga shteti, kanë qenë javë të paharruara. Nuk ka asnjë vështirësi që nuk tejkalohet.

Një familje kuksiane me dhjetëra të moshuar e fëmijë i bën përshtypje një vajzë që qante më vete dhe e pyeti pse po qan. “Është vetëm, ka humbur familjen” i thanë komshinjtë. Si të quajnë i tha, Saranda. Më bëri përshtypje se është emër i vecantë dhe shpresoj që të mos ketë humbur prindërit e saj, porn ë fund të fundit e di që ka pasur garë të madhe për të cuar sa më shumë Saranda në Sarandë. Dhe fakti që të kemi kaq shumë emra Saranda, Vjosa, Vlora, Shkumbin, Berat tregon sa e fortë është vëllazëria jonë.

Dje kujtova tmerrin nga Kukësi në Tiranë, sa herë bllokohej rruga nga zetorët. Si mbeteshin autobusët dhe bllkohej rruga. Jam dakord dhe besoj shumë se nuk do të na duhet kaq shumë kohë për një lidhje tjetër të re mes Shqipërisë e Kosovës, për sistem energjetik”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

E nisi dhe e mbylli me Kosovën, Meta në Prishtinë: Do bëj më shumë pasi të lë detyrën! Osmani: Keni qenë edhe zëri i Kosovës! Dick Marty gënjeu


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar