Kompania META ka prezantuar një seri të re të softuerit, gjerësisht të njohur si robotë, që imiton të folurën e njeriut përmes teksteve apo zërit.
Këta robotë do të kenë “personalitet” dhe do të specializohen në disa fusha të caktuara, siç janë pushimet apo këshilla për gatim. Kjo është një tjetër përpjekje e Metas që të jetë konkurrente në garën mes kompanive të teknologjisë për të prodhuar inteligjencë artificiale më të saktë dhe më të personalizuar.
Robotët janë ende duke u avancuar, ka thënë shefi i Metas, Mark Zuckerberg. Në Kaliforni, në një ngjarje të organizuar nga kjo kompani, Zuckerberg ka thënë se viti 2023 ka qenë “vit fantastik për inteligjencën artificiale”. Ai ka thënë se ideja është që të krijohen robotë që nuk dizajnohen vetë për t’iu përgjigjur pyetjeve.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kërkesa për përgjigje. Robotët do të kthehen në argëtim”, tha Zuckerberg.
Këta robotë do të mund të përdoren brenda ditësh, mirëpo në fazën e parë do të jenë të qasshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi i Metas për robotët është bërë në të njëjtën ditë kur rivali i saj OpenAi – krijues i aplikacionit ChatGPT – e ka konfirmuar se softueri i tij mund të bëjë kërkime në internet, për t’iu ofruar përdoruesve informacionin e fundit./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
19.5%
-
Jo
71.4%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 682
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ SHBA akuzon Rusinë për përdorimin e armëve kimike, Moska e mohon
2 Maj, 08:47
-
Përplasje mes protestuesve në Universitetin e Kalifornisë, mbështetësit e Izraelit sulmojnë pro-palestinezët, 15 të plagosur
2 Maj, 08:34
-
Sondazhi: Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina
1 Maj, 22:32
-
Sondazhi: Mbi 50% e amerikanëve nuk kanë besim tek media për mbulimin e zgjedhjeve
1 Maj, 19:30
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Nju Jork, autoritetet: Individë të jashtëm po përshkallëzojnë protestat
1 Maj, 17:07
-
Non gratat pjesë e qeverisë së re në Serbi, DASH: Të zhgënjyer! Vuçiç: I kanë zgjedhur qytetarët
1 Maj, 12:16
-
SHBA/ 3-vjeçari qëllon veten me armën e nënës
1 Maj, 11:59
-
Policia arreston dhjetëra protestues pro-palestinezë në Universitetin Kolumbia
1 Maj, 10:00
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi e kërcënon me burg nëse përsërit shkeljet
1 Maj, 08:16
-
FBI: Mashtruesit vodhën mbi 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar në 2023
30 Prill, 22:05
-
Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së re të Serbisë
30 Prill, 20:18