Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një video ku liston dhe argumenton sipas tij akuzat lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani. "Ardian Dvorani nuk ka publikuar 32 mbledhjet e KED, avokatit të popullit i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në vendimmarrjen më kyçe, në mungesë të transparencës mund të manipulonte procesin e skualifikimit të padrejtë.
Nga 37 kandidatë ia doli të lerë në garë vetëm 6 për 4 vakanca duke e kthyer procesin në emërim të detyruar. Kushtetuta e ndalon Presidentin të bëjë dy emërime njëherësh, ligji e bën të qartë se për cdo vakancë afati i emërimit është 30 ditë. Pse Dvorani nuk i përcolli në një ditë listat për Kuvendin dhe Presidentin?" thotë Presidenti ndër të tjera. Ai është kallëzuar për përvetësim të titullit dhe shpërdorim detyre.
Lajmi kryesor:
Padia ndaj Dvoranit/ Meta në Prokurorinë e Tiranës: Rasti tmerrësisht flagrant, prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike










