Padia ndaj Dvoranit/ Meta në Prokurorinë e Tiranës: Rasti tmerrësisht flagrant, prokuroria të mos ndikohet nga presionet politike

TIRANE-  Për rreth një orë presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një dalje për mediat Meta u shpreh se shpreson që prokuroria do të bëjë punën e vet për hetimin e Ardian Dvoranit pa u ndikuar nga presionet politike, duke e quajtur atë një rast tmerrësisht flagrant. Ndonëse kishte paralajmëruar 'video përvëluese' që provojnë shkeljet e kushtetutës, Meta la të kuptohet se sot nuk depozitoi prova të reja, por të mjaftueshme siç i quajti ai, që prokuroria të veprojë ndaj Dvoranit.

Kreu i shtetit tha se qytetarët duhen ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka mbrojtja e Kushtetutës ndërsa njoftoi se në orët në vijim presidenca do të shpërndajë edhe spote në funksion të saj.

"Jemi këtu në respekt të pyetjes tuaj dhe nuk mund të largohesha pa respektuar edhe vëmendjen tuaj pavarësisht se dokumenti ka çështje edhe më të mprehta. Jam këtu në përgjigje të ftesës së prokurorisë pas padisë ndaj shtetasi Ardian Dvorani për dy vepra të qarta penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e kompetencës së detyrës shtetëror. Rasti është tmerrësisht flagrant. Shpresoj që prokuroria të mos jetë në presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Kushtetuta e thotë qartë se kushtetuta është ligji më i lartë në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje që bën fjalë për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë që garanton sovranitetin e popullit shqiptar. dua t'i siguroj qytetarët se presidentit i tyre ka zbatuar dispozitat kushtetuese. Të gjitha provat e depozituar deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj Dvoranit. Ne nuk bëjmë presione pavarësisht se ka vënë në dyshim dinjitetin e shtetit. Ne jemi të qetë dhe të duruar dhe do bashkëpunojmë më ngushtë me prokurorinë se ky është një rast flagrant. Vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme, por mund t'iu them se do të vijojmë të komunikojmë me qetësi me qytetarët shqiptarë për t'i ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka mbrojtja e Kushtetutës. Sapo të kthehem në zyrë do autorizoj Blushi të publikojë spotin e parë sepse Kushtetua është mjaft e rëndësishme", u shpreh Meta.

Vetë Dvorani është shprehur për Report Tv se pas kallëzimit të presidentit Meta, nuk ka pasur asnjë fletë thirrje në prokurori për të, por gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno thote se ai eshte thirrur neser ne oren 10:00 ne prokurori. Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. 

VIDEO/Mbërritja e Presidentit Meta 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:43
Ardian Dvorani thirret nesër në Prokurori

Prokuroria i ka kërkuar kreut të KED-së, Ardian Dvorani që të paraqitet nesër në orën 10:00 në organin e akuzës së Tiranës pas kallëzimit të Presidentit kundër tij. Thirrja i është drejtuar nga prokurori Alket Mersini. Ndërkohë që sot ishte Ilir Meta që ngjiti shkallët e prokurorisë së Tiranës. Në pyetje pritet që të merren edhe disa nga anëtarët e KED-së.

Ora 14:13
Meta publikon VIDEON: Si u përdor Dvorani në kapjen e Kushtetueses

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një video ku liston dhe argumenton sipas tij akuzat lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani. "Ardian Dvorani nuk ka publikuar 32 mbledhjet e KED, avokatit të popullit i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në vendimmarrjen më kyçe, në mungesë të transparencës mund të manipulonte procesin e skualifikimit të padrejtë.

Nga 37 kandidatë ia doli të lerë në garë vetëm 6 për 4 vakanca duke e kthyer procesin në emërim të detyruar. Kushtetuta e ndalon Presidentin të bëjë dy emërime njëherësh, ligji e bën të qartë se për cdo vakancë afati i emërimit është 30 ditë. Pse Dvorani nuk i përcolli në një ditë listat për Kuvendin dhe Presidentin?" thotë Presidenti ndër të tjera. Ai është kallëzuar për përvetësim të titullit dhe shpërdorim detyre.

Ora 13:28
Propozimet e PS/ Meta: Presidenti nuk merret me 'cic-mice' të tilla, i ftoj të përballojmë pasojat e tërmetit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe për propozimet e PS që shmangin rolin e tij bllokues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se presidenti i Republikës nuk provokohet nga kjo gjë të cilën e quajti një "cic mice", ndërsa shtoi se i fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit.

"Presidenti i Republikës nuk është në punë, është një mision dhe nuk provohet nga cic mice të tilla. Presidenti i Republikës ka qenë është dhe do të jetë garant i kushtetutës së Republikës dhe i fton të gjithë të merren me përballimin pasojave tërmetit. Kush gjen kohë të merret me provokim e di shumë mirë që presidenti është i ndërgjegjshëm për misionin e tij", tha Meta.

Për 10 ditë Presidenti duhet të thërrasë për betim një gjyqtar të emëruar, nëse ai nuk e thërret brenda afatit ligjor, i emëruari mund t'ia dërgojë betimin me shkrimin, siç ndodhi me rastin e shumëpërfolur të Arta Vorpsit, të cilën parlamenti e votoi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese por presidenti nuk i zhvilloi ceremoni betimi duke e quajtu jo të vlefshëm betimin e saj të noterizuar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sania: 11/12/2019 07:59

    Populli qe ti quajte kokpalare me fytyren tende po fshi bythen o Ilir hajdut i felliqur vrases dhe koka e mafjes ne Shqiperi!

    Përgjigju
  • Xxx: 11/12/2019 07:56

    Spoti qe eshte vecse nje rreklame idjote qe tha se do nxjerre video me seks dhe me korrupsion nuk me ngjason fare me videon e te ndjerit Dritan Prifti ku dukej qarte makuteria dhe hajduteria e nje maskarai si ilir Meta. Presidenti me lyrash i te gjitha koherave. Zhduku nga politika o jashteqitje e Shqitareve o armik qe shite detin bashke me ata te tjeret.

    Përgjigju
  • vera: 10/12/2019 18:35

    ILIR META dorezo shtepite qe I ke vjedhur shqiptareve,,,,ato shtepi qe ke ne tirane dhe tek gjiri I lalezit jane te popullit shqiptar,,,,...dorezoji se do I leshosh keto shtepi nga spaku me turp…..

    Përgjigju
  • Xhiku: 10/12/2019 15:47

    Ti Ilir Meta je teper larg me Z.Dvorani,per nga karakteri,kultura,qytetaria, profesionalizmi e mbi te gjitha si njeri,je nje zero para Ardian Dvoranit.

    Përgjigju
  • Like: 10/12/2019 15:39

    Like shporru me gjithe takemin tend se ke 30 vjet qe vetem derrdellet e ke bere byk po vjen ere nga te gjithe anet.

    Përgjigju
  • DUDI: 10/12/2019 14:40

    Like Floriri, nje president sharlatan, hajdut dhe i pashoq. Sulmet personale ndaj Kreut te KED jane e vetmja varke shpetimi qe i ka ngelur per te shpetuar veten e tij dhe Monen nga perballja me Drejtesine. Ne nje shtet ligjor me drejtesi funksionale nuk ke shans te dalesh nga pragu i deres o presileshm jo me te drejtosh Institucionin e Presidences. TURP!

    Përgjigju
  • AltinTop: 10/12/2019 14:21

    vazhdojne te mbajne peng shqiperine kto monstra politikanesh...asgje e re ne horizont

    Përgjigju
  • Kokpace: 10/12/2019 13:50

    President ...

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 10/12/2019 13:42

    O Met ku eshte Mona ...

    Përgjigju
  • Xhikja: 10/12/2019 12:41

    Thomeni nje gje te mire, te bukur ne kete vend qe ka vulen e Like Floririt,pervec sherreve,intrigave,hilet,dhe vjedhjen e pashembullt qe ka bere ky dordolec president,ky sharlatan e njeri i lig.

    Përgjigju
  • redi: 10/12/2019 12:26

    Duke respektuar kushtetuten dhe vendimin kolegjial te KED, zoti Dvorani do jete perseri kryetar

    Përgjigju
  • Lol: 10/12/2019 11:34

    Meta nuk di as Shqipem jo me ligjet, padin nuke e ka shkruajtur ai.

    Përgjigju
    • Merko qejvanaj: 10/12/2019 12:08

      Meta nuk komunikon dot as me skraparlijt pa lere me komunitetin e Kalas Dodes!!!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja