Kreu i shtetit Ilir Meta komentoi për herë të parë Aktin Normativ të qeverisë për Operacionin Forca e Ligjit duke thënë se Kushtetuta dhe legjislacioni i Shqipërisë i kishte të gjitha kapacitetet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin duke lënë të kuptohet se OFL ishte i panevojshëm dhe një mbivendosje për ligjin dhe institucionet.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Meta e cilësoi OFL si një fushatë të kryeministrit Rama dhe jo një objektiv real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion, pasi sipas tij vendi zotëronte legjislacionin për të vepruar ndaj pasurive të krimit. Meta tha se ndërhyrjet në legjislacion duhet të jenë transparente dhe të besueshme që të mos krijohen mbivendosje ligjore e institucionale.

'Lufta kundër krimit të organizuar është një kërkesë e vjetër, besoj se legjislacioni ka qenë i plotë në të gjitha drejtimet dhe duhet te jemi të kujdesshëm se kjo nuk është luftë që zhvillohet me fushata por me respektimin e kushtetutës dhe ligjit jo vetëm kundër këtyre fenomeneve por dhe strukturat që mbështesin të gjithë legjislacionin. Kur bëhen ndërhyrje në legjislacion duhet të jenë të mirë menduara, transparente dhe të besueshme në mënyrë që të mos krijohet mbivendosje e karakterit ligjor dhe institucional, pasi në plan afatgjatë nuk i shërbejnë sundimit të ligjit' tha Meta.

OFL ka zhvilluar të premten ditën e pestë të punës së saj duke iu dorëzuar formularin emra të njohur si të përfshirë në botën e krimit dhe se dyshohet se kanë krijuar pasuri përmes aktiviteteve kriminale. Të premten formularët iu dorëzuan Ben Qimes dhe Sajmir Taullaut, të cilët kanë 48 orë për ta deklaruar burimin e pasurisë së tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
Ndryshimi i betimit për Kushtetuesen, Meta: Kokëfortësi e qeverisë, minon reformën në drejtësi

1581097197_meta1.jpg

Presidenti Ilir Meta ka komentuar miratimin në Komisionin e Ligjeve ndryshimet e propozuara  për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve dhe ligjin për betimet në Gjykatën Kushtetuese si një nisëm kokëforte të mazhorancës. Gjatë intervistës për VOA-n, Meta tha se kjo nisëm minon reformën në drejtësi dhe ul besueshmërinë e saj. Meta tha se nisma të tilla cenojnë Kushtetutën që është miratuar nga 140 deputet, duke thumbuar parlamentin aktual i cili nuk është i plotë dhe shpesh vetë presidenti ka kërcënuar se mund ta shpërndajë lehtësisht.

'Është për të ardhur keq për nisma të tilla që tregojnë mungesë të shteti ligjor dhe cenojnë Kushtetutën që është miratuar me 140 vende në Kuvend. Kjo kokëfortësi nuk na ndihmon të rrisim besueshmërinë si brenda dhe jashtë vendit apo të zbatojmë me përgjegjësi Reformën në Drejtësi. Ka qenë presidenti që ka bërë të gjithë përpjekjet që vendi të mos mbetej asnjë orë pa Gjykatë Kushtetues' tha Meta.

Ndryshimi në ceremoninë e betimit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese shmangin rolin e presidentit, nëse ai nuk i thërret në ceremoninë e betimit anëtarët e zgjedhur. Këto ndryshime u miratuan pas precedentit të Arta Vorpsit, e cila u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese sipas ligjit, por që nuk u thirr nga Meta për ceremoninë e betimit, duke mos e njohur atë.