Meta rrëfen bisedën me Soros: Kërkoi takim pas akuzave që bëra! Tre temat që diskutuam dhe qëndrimi im për Shengenin Ballkanik

TIRANE-Kreu i shtetit Ilir Meta dy ditë pas  takimit në Presidencë me Alexander Soros, djalin e filantropit të njohur George Soros si dhe Andi Dobrushin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros në Tiranë ka reaguar duke sqaruar arsyet dhe temat e diskutimit. Presidenti shprehet se nga muaji korrik kur bëri disa akuza publike të forta, madje si komplotues për rolin e Fondacionit "Shoqëria e hapur" për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, 'ka pasur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi. Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t'i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t'u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim' thotë ai.

Por cfarë diskutoi Ilir Meta me djalin e Soros? "Tre temat që unë jam përqendruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë. E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit".  Por cili është mendimi dhe qëndrimi i Presidentit në lidhje me Shengenin Ballkanik dhe takimin që u bë dje në Tiranë, teksa Kosova nuk mori pjesë në Samit duke e bojkotuar? "Tema e të ashtuquajturit "Mini-Shengen" nuk ka ekzistuar në takim (me djalin e Soros). Lidhur me të ashtuquajturin "Mini-Shengen" unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit. Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t'iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese. Shqipëria e para! Shqipëria në bashkimin Europian" përfundon Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 22/12/2019 13:05

    Meta eshte by*** q***

    Përgjigju
  • Skrapari: 22/12/2019 10:34

    O Hajdut i ndyre, ku e di ti se çfare eshte etika, o bir putane? Ti duhet te ishe ne burg, por fajin e ka Berisha qe te dha mundesine te vazhdoje politiken se bashku me ekipin e ndyresirave Basha, Rama e Monika, etj, duke e degraduar Atdheun tone ne nje vend afrikan dhe nje vend që boshatiset per dite...

    Përgjigju
  • Tironci: 22/12/2019 09:40

    Eshte mesuar ky hajdut mashtrues te peshtyje pastaj ta lepije perseri prandaj ka arritur deri aty ku sot eshte me b*th lepirje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë