I akuzoi si komplotues për përplasje civile në vend, Meta takon djalin e George Soros dhe kreun e fondacionit në Tiranë

I akuzoi si komplotues për përplasje civile në vend, Meta takon djalin e George Soros dhe kreun e fondacionit në Tiranë

Alex Soros dhe Ilir Meta

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka pritur mbrëmjen e sotme ne presidencë me Alexander Soros, djali i filantropit të njohur George Soros si dhe Andi Dobrushin, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros në Tiranë. Këshilltari i presidentit për mediat, Tedi Blushi shkruan takimi është bërë me kërkesë të tyre. Blushi thotë se Meta i ka njohur ata me përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve dhe përkeqësimin e lirisë së medias.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut", shkruan Blushi.

George Soros ka qenë i sulmuar nga Meta, me akuzat se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”, ndësa sot e fton fondacionin e tij në Tiranë të zgjidhë ngërçin Kushtetues! ..."Sorosi" është një pikë që e ka ndarë Metën edhe me Lulzim Bashën siç u zbulua në një urdhër të brendshëm të para pak kohëve, ku selia blu urdhërohej të mos "prekte" Sorosin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zzz: 21/12/2019 10:19

    meta ne kete rast tregoi se eshte nje kastravec dhe adoleshent i papjegur "agurdh"

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/12/2019 22:09

    Pa dëgjojeni se kujt i ankohet ky pa...president,

    Përgjigju
  • Tini: 20/12/2019 21:50

    Mos modeli ekonomik i PPP eshte sygjerim i Sorosit dhe Rama pranda deklaroij qe koncensionet nuk i prek dhe pse opozita kerkoi te hiqen 150 milion nga to ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë