Meta: Rritja e çmimeve po thellon varfërinë! Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve! Institucionet të reagojnë

Meta: Rritja e çmimeve po thellon varfërinë! Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve! Institucionet të reagojnë

Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se rritja e çmimeve po dëmton rëndë ekonomitë familjare dhe po thellon varfërinë e shqiptarëve ndërsa shton se është koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve.

“Çmimet në vend vazhdojnë të rriten në nivele shqetësuese, duke dëmtuar seriozisht ekonomitë familjare dhe thelluar varfërimin e shqiptarëve.”-shkruan Meta.

Presidenti thotë se çmimet në muajin janar të këtij viti, çmimet janë rritur në masën 5.0 për qind ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9 për qind. Meta e duke iu referuar Eurostat, shprehet se Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon për përqindje të mesatares europiane.

“Në janar 2022 çmimet në total janë rritur në masën 5.0%, ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9%. Ndërkohë sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares europiane.” - thotë Meta.

Kreu i shtetit deklaron se në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore jo vetëm duhet të monitorojnë inflacionin, por dhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim ruajtjen e nivelit të jetesës së qytetarëve.

“Në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve. Mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqënies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet.”-përfundon Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë