Meta:S'kemi 15 kandidatë, por 61
Kryesor standardi, pastaj rezultati

Meta:S'kemi 15 kandidatë, por 61<br />Kryesor standardi, pastaj rezultati
TIRANE- Mazhoranca do të dalë e unifikuar me kandidatët e saj në zgjedhjet e 21 qershorit, duke mos u ndikuar nga propozimet që secila forcë ka bërë për kandidatët. Në Komitetin Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kreu i Kuvendit Ilir Meta, përcolli mesazhin e bashkëpunimit edhe në ato bashki në të cilat kandidatët nuk janë të propozuar nga LSI. “Ne nuk kemi 15 kandidatë, por 61. Të gjithë janë njësojë në emër të aleancës.

Të gjithë të zhvillojnë një fushatë, jo duke u marrë me kundërshtarin, por të paraqesin projekte konrete. Sfidë e veçantë integrimi.  Për herë të parë Parlamenti vendosi që 50 % e këshillave bashkiakë të jenë zonja.  Të paktën 30% do të jenë të rinj dhe të reja. Kjo Mazhorancë është duke ecur në rrugën e duhur. Synojmë t’i japim fund informaliteti dhe të hedhim themelet për një zhvillim më të madh ekonomik.

Disiplinimi fiskal një arritje e rëndësishme, edhe pse më shumë duhet bërë”, u shpreh kreu i LSI-së Meta. Mesazhi i bashkëpunimit dhe unifikimit të shtabeve elektorale në zgjedhjet e 21 qershorit nga kreu i LSI-së Ilir Meta, erdhi dy ditë pas udhëzimeve të njëjta që kryeministri Rama dha për deputetët e PS dhe LSI për fushatën e Tiranës. Tashmë është e qartë strategjia që do të ndjekë mazhoranca në koalicionin e saj “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, me shtabe të përbashkëta dhe mbështetje të plotë për çdo kandidat pavarësisht se kush e ka propozuar atë. Në qarqet në të cilat kandidatët janë propozuar nga PS, janë zgjedhur deputetë të PS-së për të koordinuar punën, siç është rasti i deputetit Eduart Shalsi për Tiranën.

Ndërkohë që deputetët e LSI-së dhe ministrat e kësaj force politike, do të koordinojnë punën në 15 bashkitë e propozuara nga LSI. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, i ka cilësuar historike këto zgjedhje për shkak të vënies në funskionim të reformës territoriale. Gjatë fjalës së tij, Meta dha edhe një përgjigje për kritikat e deputetit socialist, Ben Blushi. Sipas kryeparlamentarit Meta, vendi është në rrugën e duhur për shkak se ka ndërmarrë reforma të rëndësishme.

“ Dua të shpreh bindjen time se kjo mazhorancë është duke ecur në rrugën e duhur dhe ka ndërmarrë reforma shumë të rëndësishme, të cilat synojnë që t’i japin fund informalitetit, të konsolidojnë zbatimin e ligjit, por njëkohësisht edhe në këtë mënyrë të hedhin themele të forta për një zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm ekonomik. Vendi ynë pa asnjë diskutim që ka nevojë për më shumë punë, ka nevojë për më shumë investime, sigurisht që edhe qeverisja ka nevojë të përmirësohet dhe të jetë e hapur ndaj kritikave dhe ndaj shqetësimeve të qytetarëve”, deklaroi Meta.

Fjala e Metës në Komitetin Drejtues Kombëtar 
Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes së partneriteti strategjik me SHBA, si tregues i marrëdhënieve mes dy vendeve. Inkurajim për arritjen e reformave. Deklarata e përbashkët rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë në partneritetin me SHBA për të siguruar paqen e stabilitetin në rajon e më gjerë. Deklarata e përbashkët thekson rolin e Shqipërisë si një forcë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.  Dua të përshëndes ecurinë me BE. Integrimi kërkon angazhimin e të gjitha palëve. Rritja e kapacitete për të fituar nga fondet e BE më mirë se sa tina. Duhet të rrisim kapacitete negociuse me BE. Zgjedhjet e 21 qershorit. I vlerësoj si historike, hapim një sistem të ri të qeverisë lokale. Rëndësi jo rezultati, por standardi dhe cilësia e tyre. Jemi të hapur që në këto zgjedhje të ketë sa më shumë vëzhgues. Duhet të shënojnë Standardin ndër më të lartin në Evropë. Sjellja e mazhorancës ndaj kompozimit të KQZ tregon se ka një qasje më të civilizuar. Ne nuk kemi 15 kandidatë, por 61. Të gjithë janë njësojë në emër të aleancës. Të gjithë të zhvillojnë një fushat[ë, jo duke u marrë me kundërshtarin, por të paraqesin projekte konkrete. Sfidë e veçantë integrimi. Për herë të parë Parlamenti vendosi që 50 % e këshillave bashkiakë të jenë zonja.  Të paktën 30% do të jenë të rinj dhe të reja. Kjo mazhorancë është duke ecur në rrugën e duhur. Synojmë t’i japim fund informaliteti dhe të hedhim themelet për një zhvillim më të madh ekonomik. Disiplinimi fiskal një arritje e rëndësishme, edhe pse më shumë duhet bërë. Reforma bëhen për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Eksodi i manipuluar. Çdo retorikë që synon ta çojë në ekstrem këtë fenomen, kontribuon në nxitjen e këtij fenomenin. Shqiptarët të mos bien e mashtrimeve. Vendi ka nevojë për më shumë punë e përmirësime, Qeveria ka nevojë për përmirësime dhe të jetë më e hapur për qytetarët. Zgjedhjet e reja do t’i shërbejnë zhvillimit të vendit, hapjes së vendeve të reja të punës. 

Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'