Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta ka takuar sot një grup fëmijësh me sindromën Doën dhe familjarë të tyre në prag të festave të fundvitit, ku ka deklaruar se duhettë rritet vëmendja për këtë kategori personash.

“Kujdesi ndaj fëmijëve dhe sidomos atyre që kanë nevojë për më shumë mbështetje, për më shumë integrim është një detyrë e pashmangshme dhe mjaft e domosdoshme për ne” ka thënë ai.

Sipas Metës, është e rëndësishme që jo vetëm të bëjmë ligje sa më të mira që garantojnë të drejtat e fëmijëve, por njëkohësisht të jemi sa më pranë të gjitha këtyre komuniteteve për t’i ndihmuar me të gjitha mundësitë tona edhe si parlament, edhe si qeveri, edhe si institucione, por edhe si shoqëri.

Gjatë takimit të zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën e Fëmijëve me sindromën Doën “Jonathan Center”, merrnin pjesë edhe deputetet Silva Caka dhe Kejdi Mehmetaj.