Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili ndodhet sot në Tiranë. Meta shkruan se mbështet qëndrimet e Kosovës për normalizimin e dialogut me Serbinë.

“Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti

E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.

Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.

Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj.”- shkroi Meta.

G.MO/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56

    Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?