Akuzat për tradhti dhe nepotizëm, Kryemadhi mesazh Metës: Film i vjetër me një përfundim! Shfokusimi nga inceneratorët, shërbim ndaj Ramës e Veliajt
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
'Filma të vjetër me të njëjtin përfundim', ka shkruar Monika Kryemadhi në Facebook, mesazh që mesa duket ia ka dërguar publikisht bashkëshortit të saj, kryetarit të PL Ilir Metës.
Kryemadhi reagoi në rrjetet sociale, vetëm pak pasi Ilri Meta mbylli afro dy orë konferencë, ku u përqendrua sërish tek akuzat dhe fyerjet ndaj kreut të Spak Altin Dumanit, dhe tradhëtive brenda partisë së tij.
Monika ditët e fundit është gjendur nën shënjestrën e Ilir Metës, si politikane që ka dëmtuar Partinë e Lirisë, dhe si një timon i dytë që nuk duhet të qëndrojë më aty.
'Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.
Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.
Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.
Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.'- shkruan Kryemadhi.
Ilir Meta tha se nuk do të jetë më kryetar i Partisë së Lirisë por President i saj. Erisa Xhixhon e prezantoi si zëvendësen e tij të vetme, ndërsa Tedi Blushin Sekretar të Përgjithshëm për të cilët tha se janë patriotë dhe jo xhimkaxhinj. Kryemadhin e ftoi t’i kandidonte përballë por e përjashtoi mundësinë që të dy të jenë në strukturat drejtuese.
M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.4%
-
Jo
16.1%
-
Nuk e di
59.5%
Vota total: 10114
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Një intervistë që nuk do përgjigje për shkak se është e qartë
1 Maj, 10:11
-
Kryemadhi ‘spastrohet’ nga Kryesia e PL, por zgjidhen dy të besuarit e saj, Braimllari e Elona Guri! Meta: Rama ka kapur për fyti drejtësinë
1 Maj, 10:06
-
Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi
30 Prill, 23:07
-
SPAK kontroll në shtëpinë e Olti Currit, i njohur për lidhjet me çiftin Meta-Kryemadhi
30 Prill, 22:21
-
Veliaj dhe Dumani krahasuar me Metën dhe Llallën
30 Prill, 18:15
-
Intervista/ Basha në Report Tv: Protesta para bashkisë po keqpërdoret për interesa personale! Vula e PD? Telenovelë e stisur! Nuk bashkëpunoj me Metën
30 Prill, 13:00
-
Mblidhet Komiteti Drejtues i PL, ndryshime në Kryesi! Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Spastrojmë 6 raste nepotizmi
30 Prill, 07:27
-
'5 pyetjet'/ Tkurrja e opozitës, Teliti: Kemi organizuar edhe protesta madhështore! Analisti: Meta pritet të shkojë në SPAK, po i kërkon mëshirë Berishës
29 Prill, 20:54
-
Injoranca e Ilir Metës në shembullin e Stalinit
29 Prill, 20:43
-
Meta mbledh nesër KDK-në, ndryshime në Kryesi! Largohet Kryemadhi
29 Prill, 19:14
-
Sulmet ndaj SPAK, Meçe: Të isha prokuror Metës do t’i kisha vënë prangat! Avokati: Tritolin ndaj gjyqtarit ta shohim me sy pozitiv, tregon se drejtësia po funksionon
29 Prill, 18:27
-
E ardhmja e Partisë së Lirisë dhe e Ilir Metës
29 Prill, 18:20
Po te keni patur rast te lexoni hist.e Bizantit,do te shikoni qe cifti Meta kopjon pjese prej saj,me saktesisht Justinianin e Teodoren.Intrigat bizantine u shkojne kaq per shtat ciftit Meta,sa do te habiteni po t'i krahasoni ne veprime me kontapartet e tyre bizantine!
PërgjigjuJane te dy te molepsur ne vjedhje e grabitje .Si gjithmon ,kur kapen per krimet e kryera (te mundeshme),te gjithe hajdutet ja hedhin fajin njeri tjetrit."Shan kurva kurven" thote populli.
PërgjigjuFilloi te vihet ne jete plani B. Dmth do shajne e do sulmojne njeri-tjetrin, ku njeri do dale i cmendur, dhe tjetra do dale e perdale. Gjoja do i fusin dhe nje divorc per te veshtiresuar gjurmimet e pasurise dhe kujtojne se vetem keta jane te mencur. Ndersa te tjeret jane budallenj qe i hane keto skena qesharake.
Përgjigjubejne sikur nuk merren vesh burre e grua :(
Përgjigju