Meta thirrje për qetësi: Nesër të mos ketë dhunë, të respektohet vendimi i atyre që votojnë

Meta thirrje për qetësi: Nesër të mos ketë dhunë, të respektohet vendimi i atyre që votojnë

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për qetësi ditën e dielë, 30 qershorin e zgjedhjeve vendore ku shqiptarët votojnë për të zgjedhur 61 kryebashkiakët e rinj. Kreu i shtetit i bën një thirrje opozitës joparlamentare, që më herët ka bërë thirrje qytetarëve për të mos votuar të dielën, se gjatë ditës së nesërme duhet respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimi i personave që votojnë. Meta thotë se në këtë ditë me e rëndësishmja është vetëpërmbajtja.

Presidenti përmes një postimi në Facebook ditën e heshtjes zgjedhore, bën thirrje për të shmangur çdo provokim që mund të çojë drejt dhunës

"Të dashur qytetarë,

Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme. Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit! E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale. Të gjithë duhet t'i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Shmangni provokimet që mund t'ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë", shkruan Meta.

Të gjitha thirrjet për dhunë, përplasje, e vëllavrasje siç u artikulua nga disa zyrtarë të PD-së tashmë janë kthyer në thirrje për qetësi dhe një proces të paqtë zgjedhor, larg çdo akti dhune.  Mesazhi i Metës është edhe më domethënës se tërheqja nga dhuna e kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, pasi vjen pasi kreu i shtetit tre ditë para 30 qershorit nxori dekretin e tretë ku caktoi 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet vendore. Një dekret që edhe përse nuk ka kaluar në "gjykim" e ka marrë verdiktin nga një vendim i Kolegjit Zgjedhor për dekretin e dytë, atë të anulimit të 30 qershorit. Kolegji vendosi se dekreti i vetëm i ligjshëm është ai i firmosur për herrë të parë nga Presidenti, i 30 qershorit si datë për zgjedhjet vendore 2019.

Thirrjet ndaj përkrahësve të partive të tyre, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, i bënë vetëm pak orë pas qëndrimit të prerë të zyrtarit të lartë amerikan Palmer, se SHBA do të shkëpusë marrëdhëniet me ata që do të tentojë që të pengojë zgjedhjet në Shqipëri ditën e diel.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 29/06/2019 22:26

    Do kesh nje fund te hidhur. Kjo eshte e sigurte. Bileta te eshte prere prej kohesh.

    Përgjigju
  • Papi: 29/06/2019 20:31

    Nqs do ishe burre do kishe vetem nje porosi me ate qe bere I q... ropt kzazave Por je nje kaçul dhe lepive ate qe peshtyve

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/06/2019 18:20

    Mbani qetësi...duke thyer, duke hedhur molotov apo duke sulmuar policinë?

    Përgjigju
  • Dordomusi: 29/06/2019 18:00

    Une jam Europian...dhe neser nuk do votoj!!!

    Përgjigju
  • Toni: 29/06/2019 17:45

    Mbaroi koha jote. Nese nuk e cojne deri ne fund shkarkimin tend atehere duhet te zhduken socialistat

    Përgjigju
  • PETAGOG REXHEP LEKA [ KEPI ]: 29/06/2019 17:03

    O ilir meta e vërteta je bo si qen i zgjebosur o iliri zhubrosur.

    Përgjigju
  • qytetari: 29/06/2019 16:37

    Meta po perpiqet te vazhdoje te beje presidentin, por paska qene krejt pa turp. Po te kishte pak, por fare pak dinjitet sot duhej te kishte dhene doreheqjen per gjith ato dallavere e dekrete e zhdekrete qe ka bere.

    Përgjigju
  • Gomari i Baba Stasit: 29/06/2019 16:25

    Pse ben insinuata kur ri e cdekretove 30 Qershorin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin