Kryetari i kuvendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlinjdes.

Gjatë një vizite që ai bëri në kishën ortodokse, Ilir Meta ka uruar për më shumë begati e dashuri, menjëherë pas takimit që ai pati me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

"Urime të gjithë besimtarëve të krishterë, urime të gjithë qytetarëve tanë për Krishtlindjet. Lindja e Krishtit është edhe vetë lindja e shembullit se nuk është fuqia si imponim, por është dashuria si besim çelësi i përpjekjeve, sakrificave te të gjithë ne për ndryshim, për një ndryshim që fillon nga vetja, nga familja dhe që shkon tek e gjithë shoqëria, një ndryshim për botën tonë të vogël dhe për botën tonë të madhe në emër të dashurisë dhe të respektit ndaj Zotit”, ka thënë Ilir Meta.

Në këtë vizitë, tradicionale, Meta ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ku vuri theksin tek dashuria që duhet të mbizotërojë tek të gjithë njerëzit në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes.
Kryetari i Kuvendit zhvilloi vizita në selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë si edhe në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës.
Meta ftoi të gjithë qytetarët për të punuar bashkërisht për të bërë ato ndryshime të cilat e bëjnë vendin dhe shoqërinë tonë më të drejtë, më solidare dhe më të begatë.
“Pa asnjë diskutim besoj se viti që vjen do të jetë një vit më i mbarë dhe të gjithë së bashku le të punojmë dhe le të përpiqemi për të bërë ato ndryshime të cilat e bëjnë vendin tonë, e bëjnë shoqërinë tonë më të drejtë, më solidare dhe më të begatë”, - u shpreh Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com