Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale uron mbarësi, shëndet, begati dhe lumturi për të gjithë qytetarët.
“Në vigjilje të Pashkës së Madhe, u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë dhe ungjillorë urimin më të përzemërt për sa më shumë mbarësi, shëndet, begati dhe lumturi!
Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet tuaja!
I bashkohem lutjes së Papa Leo XIV:
“Paqja qoftë me ju, kjo është paqja e Krishtit të ringjallur, një paqe çarmatuese, e përulur dhe ruajtëse, që do të hyjë në zemrat tuaja, në familjet tuaja dhe në të gjithë botën.”
NGA MOT GËZUAR PASHKËN!”, shkruan Meta në rrjete sociale.
Lajmi kryesor:
Politika uron Pashkët, Begaj: Të punojmë më shumë për të përmirësuar jetën! Rama: Shqipëria e bekuar nga bashkëjetesa fetare (VIDEO)












