Vjosa Osmani zgjidhet presidente, përlotet në Kuvend: Nder i madh për mua, është ditë e Kosovës! Kurti: Jemi futur në një epokë të re qëndrueshmërie

KOSOVË- Vjosa Osmani, gruaja që njihet për qëndrime të prera, armiqësi politike dhe shumë përplasje është zgjedhur presidente e Kosovës në raundin final. Me zgjedhjen e saj presidente nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme ashtu sikurse kishte paralajmëruar kryeministri Albin Kurti.

Gjatë seancës së sotme në sallë, sot u paraqitën 84 deputetë, mes tyre Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, të cilët munguan në seancën e së shtunës. Politikania më e votuar nga zgjedhjet në historinë e shtetit të Kosovës, më në fund, siguroi edhe votat e deputetëve për t’u zgjedhur presidente me 71 vota pro saj.

Vjosa Osmani arriti ta kalojë me sukses raundin e parë për t’u bërë Presidente, pasi pjesëmarrës në votim sipas komisionit ishin 81 deputetë, por nuk u zgjodh si kryetare e shtetit në raundin e parë pasi nuk arriti votat e mjaftueshme. 12 fletëvotime ishin të pavlefshme, për Osmanin votuan 69 deputetë në raundin e parë. Ajo nuk  arriti të sigurojë votat e mjaftueshme as në raundin e dytë. Në raundin e tretë ajo arriti të merrte 71 vota nga  61 që i nevojiteshin, ku në votim morën pjesë edhe shumica e deputetëve të ish-partisë së saj, LDK-së.

Seanca e sotme erdhi pas dështimit për të zgjedhur presidentin e vendit, gjatë ditës së shtunë. Dje, raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo 2/3 e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar raundi i parë i votimit. Presidentja Vjosa Osmani, garonte për presidente përballë Nasuf Bejtjas.

Kush është Vjosa Osmani?
Vjosa Osmani ka qenë deputete e zyrtare e lartë e LDK-së, ndërsa na legjislaturën e kaluar ka mbajtur pozicionin e kryeparlamentares. Ndërkaq edhe ushtruese e detyrës së presidentit, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë për krime lufte, nga Prokuroria në Hagë. Në vitin 2019, ajo ishte kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, por humbi zgjedhjet e kryeministër u bë Albin Kurti, si fitues i tyre.

Raundi i parë
Morën pjesë 81 deputetë
69 vota pro Vjosa Osmanit
12 vota të pavlefshme
0 vota për Nasuf Bejtjan
Raundi i dytë
Morën pjesë 82 deputetë
67 vota pro Vjosa Osmanit
11 vota të pavlefshme
4 vota për Nasuf Bejtjan
Raundi i tretë (final)
Morën pjesë 80 deputetë
71 vota pro Vjosa Osmanit (nga 61 që i nevojiteshin)
11 vota të pavlefshme
0 vota për Nasuf Bejtjan

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Albin Kurti uron Vjosa Osmanin: Ne tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi futur në një epokë të re qëndrueshmërie

1617547336_albinkurti1.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka uruar  së fundmi presidenten e sapo zgjedhur Vjosa Osmani.

Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Tëitter’, ka thënë se Qeveria e tij tashmë ka themeluar të gjitha institucionet, teksa ka paralajmëruar për një “epokë të re” në Kosovë.

“Falënderoj të gjithë deputet që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Ne tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi futur në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës. Urime Vjosa Osmanit postin e presidentit”, shkruan i pari i ekzekutivit në postimin e tij.

Ora 20:11
U zgjodh presidente, fjalët e para të Vjosa Osmanit: Nder i madh për mua, është ditë e Kosovës, zgjedhjet dëshmi se vullneti juaj po përmbushet

1617560137_16930320011386448032480232027673707915062857n696x5221600x450.jpg

Vjosa Osmani është betuar në Kuvend, para deputetëve, që e votuan atë për presidente.

Pasi është uruar me duartrokitje në sallë Osmani ka mbajtur dhe fjalën e parë si Presidente e Kosovës

“I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti kryeministër Kurti, deputetë të legjislaturës së 8-ë. Përfaqësues të vendeve mike, miq që nuk na u ndatë. Faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen. Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t’iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë. Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi. Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet. Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie. Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim. Vendosmëria për të rritur ëndërr  po jetësohet.

Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara. Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vuajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam. Historia jonë është dhe historia e njerëzve përfaqësues në këtë sallë. Është historia e seksuale e dhunës që është bërë në Kosovë. Zonja Krasniqi është simbol i forcës sonë”, tha Osmani.

Ora 20:07
U zgjodh presidente, momenti kur Vjosa Osmani përlotet në Kuvend

1617559711_vjosaaaa.JPG

Vjosa Osmani është përlotur pasi është zgjedhur presidente e Kposovës me 71 vota pro. Ndërkohë ajo është filmuar teksa sytë i janë mbushur me lot.

Ora 19:33
Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës

Vjosa Osmani, është zgjedhur presidente e Kosovës. Politikania më e votuar nga zgjedhjet në historinë e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, më në fund, siguroi edhe votat e deputetëve për t’u zgjedhur presidente.

Ora 19:20
Raundi final zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanit i nevojiten vetëm 61 vota

1608205667_vjosa3.jpg

Ka nisur dhe raundi i tretë i zgjedhjeve për President në Kuvendin e Kosovës dhe Vjosa Osmanit i nevojitet vetëm shumica e thjeshtë, pra 61 vota. Me kaq vota ajo zgjidhet presidentja e Kosovës.

Vjosa Osmani nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme në dy raundet e para. Me vota 67 pro, dhe 11 vota të pavlefshme, Osmani nuk ka arritur të zgjidhet president i vendit në raundin e dytë.

Ora 18:59
Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente as në raundin e dytë

Mbyllet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit në Kosovë dhe as në këtë raund Vjosa Osmani nuk është zgjedhur presidente. Vjosa Osmani ka marrë 67 vota, 4 vota Nasuf Bejtja ndërsa 11 vota kanë dalë të pavlefshme. As në këtë raund Osmani nuk ka arritur të marrë mjaftueshëm vota për tu zgjedhur presidente.

Komsioni konstatoi se në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, teksa si rezultat i kësaj pjesëmarrjeje, është siguruar edhe raundi i tretë i votimit.

Ora 18:49
Deputetja e PDK-së kalon te Vetëvendosja

1617555067_1692520828181963487945611749626239842154102n.png

Adelina Grainca e cila është zgjedhur deputete si kandidate në listën e PDK-së, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Mediet kosovare thonë se kryeministri dhe kryretari i LVV-së, Albin Kurti, e ka marrë me vete në seancë deputeten e cila tanimë do të jetë në Grupin Parlamentar VV-së.

Ajo po ashtu ka marrë pjesë edhe në votimin për Presidentin.

Ora 18:23
Fillon raundi i dytë i votimit për President në Kosovë

Ka filluar votimi për raundin e dytë për President.

Ka përfunduar votimi në raundin e parë për kandidatët për President të vendit.

Ndonëse u arrit kuorumi pasi votuan 81 deputetë nga 83 sa ishin në sallë, dështoi raundi i parë i votimit, kjo pasi 12 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Ora 18:12
Vjosa Osmani dështon të zgjidhet presidente në raundin e parë

1617552817_vjosaosmanii1600x360.png

Vjosa Osmani ka arritur ta kalojë me sukses raundin e parë për t’u bërë presidente, pasi pjesëmarrës në votim sipas komisionit ishin 81 deputetë.

Por, ajo nuk është zgjedhur presidente e vendit në raundin e parë pasi deri më tani janë të pakën 9-të vota të pavlefshme.

Ora 16:41
Albin Kurti nis ‘gjahun’ për vota, zëdhënësi i PDK-së thotë se janë kontaktuar dy deputetë për ta votuar Osmanin

1617547323_albinkurti1.jpg

Kryeministri Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, sipas medeive kosovare po akuzohen se kanë dashur të bëjnë pazare me dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës me synimin që ata të votojnë në seancën e sotme ku do të synohet sërish që Osmani të zgjidhet shefe e shtetit.

Akuzat vijnë direkt nga zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi. Ai ka thënë se kjo është e ulët dhe e papranueshme. Bytyçi u ka bërë thirrje Kurtit dhe Osmanit që “t’i ndalojnë sekserët të bëjnë kësi lojëra të pista”.

Dje, për një votë më pak në kuti, LVV-ja dhe Lista Guxo nuk arritën ta bëjnë presidente Vjosa Osmanin.

Ora 08:14
Zgjedhja e presidentit, në garë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës zhvillohet sot.

Në votimin e parë nuk është arritur të sigurohet kuorumi i nevojshmëm i votave për të konsideruar të vlefshëm raundin e parë, pasi morën pjesë vetëm 78 deputetë. 

I pranishëm në fillim të seancës ishte kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj i cili ka theksuar se nuk do të votojnë një kandidate partiake, pasi sipas tyre ajo është një kandidate përçarëse. 

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërshtar ka Nasuf Bejtën.

Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju