Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish zyrtari i policisë Oltion Bistri dhe personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza”, kanë kundërshtuar masat e sigurisë në Apelin i Posaçëm.

Kjo gjykatë do të vendos më 29 gusht, për kërkesën e të arrestuarve për vrasje, tentativë vrasje, korrrupsion e grup kriminal, që kërkojnë ndryshim të masave të sigurisë.

Përmes avokatëve, ata kundërshtojnë mënyrën proceduriale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet SKY EÇ dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.

Mes personave që kanë bërë ankim është edhe Astmer Bilali i dyshuar për plagosjen e Hermes Beqirit në Shkodër. Nga operacioni i koduar Metamorfoza, u prangos edhe prokurori Xhevahir Lita ndërsa u shpall në kërkim edhe Ervis Martinaj.